REPUBLIKA E SHQIPERISE
Ministria e Ekonomisë
Tregtisë dhe Energjetikës
HOME » LAJME » 
E Shtune, 25 Maj 2013







VIZITORE:    
Zv. Kryeministri Edmond Haxhinasto takon homologun izraelit
Zv. Kryeministri dhe Ministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, z. Edmond Haxhinasto nė takimin me Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtėm tė Izraelit Z. Avigdor Lieberman
Zv. Kryeministri dhe Ministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, Z. Edmond Haxhinasto ka pritur sot nė ambjentet e METE, Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtėm tė Izraelit Z. Avigdor Lieberman.
Z. Haxhinasto dhe homologu i tij izraelit ndanė tė njėjtin mendim se rritja e marrėdhėnieve ekonomike ėshtė njė objektiv i pėrbashkėt pėr tė dy vendet.

Z. Haxhinasto dhe Z. Lieberman folėn pėr gjetjen e mekanizmave nė nivel qeveritar, por edhe mes biznesit privat, pėr realizimin e projekteve zhvillimore qė paraqet Shqipėria.

Zv. Kryeministri shqiptar foli nė takim pėr sektorėt prioritarė nė ekonominė shqiptare, sidomos nė energjetikė dhe nė fushėn minerare. Ai ftoi biznesmenėt izraelitė tė investojnė nė kėta sektorė, por edhe nė bujqėsi apo turizėm.

Tė dy palėt ranė dakord pėr mbledhjen e Komisionit tė Pėrbashkėt ndėrqeveritar, pėr identifikimin e projekteve konkrete nė Shqipėri, qė do tė financohen nga pala izraelite.

Takimin e ka pėrshkruar njė frymė bashkėpunimi dhe mirėkuptimi.

PROGRAMI I MINISTRISE

INFORMACIONE TE TJERA