Deklaratė pėr shtyp e METE
Sot rreth orės 10: 20 paradite, nė Komunėn Martanesh, Bulqizė, ka ndodhur njė aksident i rėndė me pasojė humbjen e jetės tė tė ndjerit Gani Doci, 63 vjeē, me profesion minator.
Sipas tė dhėnave paraprake qė METE disponon, i ndjeri ka humbur jetėn ndėrsa transportohej pėr nė spital.
Nė ēastin kur ka ndodhur ngjarja, njė bllok minerali ėshtė shkėputur dhe e ka goditur tė ndjerin nė kėmbė, ndėrkohė qė ai ishte duke punuar nė galerinė, e cila administrohet nga Shoqėria Ylberi sh.p.k, me leje minerale nr.507.
Me tė marrė vesh lajmin, nė vendngjarje janė nisur me urgjencė inspektorėt e RISHM-it. Inspektorėt e RISHM-it do tė ndėrmarrin njė hetim tė thellė me qėllim zbardhjen e plotė tė tė gjitha rrethanave tė kėsaj ngjarjeje tė rėndė.
Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės ėshtė nė ndjekje tė plotė tė kėsaj situate. Nė tė njėjtėn kohė, METE po bashkėpunon ngushtėsisht me Pushtetin Vendor dhe me Policinė e Shtetit.
METE i shpreh ngushėllimet mė tė ndjera familjes Doci, pėr humbjen e njeriut tė tyre tė afėrt dhe tė dashur !