REPUBLIKA E SHQIPERISE
Ministria e Ekonomisë
Tregtisë dhe Energjetikës







VIZITORE:    
Politikat e Ndėrmarra
Politikat e qeverisė pėr zhvillimin e biznesit dhe tė investimeve

I.    Konkurrueshmėria e ekonomisė:

Aftėsia konkurruese e Shqipėrisė, ėshtė vlerėsuar nė mėnyrė tėrėsore nė Raportin e Konkurrueshmėrisė Globale. Nė renditjen e pėrgjithshme pėr vitin 2011-2012, Shqipėria zė vendin e 78/142 me njė pėrmirėsim prej 10 vendesh nga viti i kaluar.

Konkurrueshmėria ėshtė e pėrcaktuar si njė set institucionesh, politikash dhe faktorėsh qė pėrcaktojnė nivelin e produktivitetit tė njė vendi.

Duke filluar nga 2007 Shqipėria ėshtė  pėrfshirė nė grupin e vendeve tė cilat janė nė fazėn e dytė tė zhvillimit tė konkurrueshmėrisė (e quajtur edhe "faza e nxitėsve tė eficencės sė ekonomisė"). Kur ekonomitė kalojnė  nė fazėn e efikasitetit, konkurrenca e tyre nuk mbėshtetet mė nė ēmime tė ulėta, por nė cilėsinė e mallrave.

Konkurrueshmėria nė kėrkesat bazė mbėshtetet nga funksionimi i mirė i disa principeve, qė pėrbėjnė kolonat e konkurrueshmėrisė:

Institucione publike dhe private, Shqipėria nė shtyllėn e parė renditet nė vendin e 57.

Rėndėsia e njė mjedisi institucional solid ėshtė bėrė edhe mė e dukshme gjatė krizės aktuale, duke pasur parasysh rolin gjithnjė e mė tė drejtpėrdrejtė te luajtur nga ana e qeverisė. Cilėsia e institucioneve ka lidhje tė fortė me konkurrueshmėrinė dhe rritjen.

Infrastruktura, Shqipėria nė shtyllėn e 2 renditet nė vendin e 72.

Infrastruktura e gjerė dhe me cilėsi tė larte ėshtė njė element i rėndėsishėm i konkurrueshmėrisė pėr sigurimin e funksionimit efikas tė ekonomisė. Njė infrastrukturė e mirė-zhvilluar redukton efektin e distancės ndėrmjet rajoneve, me qėllim integrimin e tregut lokal dhe lidhjen e tij me tregjet e vendeve dhe rajoneve tė tjera. Po ashtu edhe infrastruktura e elektricitetit dhe telefonisė janė faktorė te rėndėsishėm tė tė bėrit biznes.

Mjedis tė qėndrueshėm makroekonomik, Shqipėria nė shtyllėn e 3 renditet nė vendin e 86.

Stabiliteti i mjedisit makroekonomik ėshtė i rėndėsishėm pėr bizneset, pra, ėshtė i rėndėsishėm pėr tė gjithė konkurrueshmėrinė e njė vendi.

Shėndetėsia dhe edukimi bazė, Shqipėria nė shtyllėn e 4 renditet nė vendin e 65

Investimet nė marrjen e masave pėr shėrbime shėndetėsore, janė jetėsore pėr njė ekonomi nė zhvillim. Arsimimi bazė gjithashtu rrit efikasitetin e ēdo punėtori, duke e bėrė ekonominė mė produktive.

Arsimi i lartė dhe trajnimi, Shqipėria nė shtyllėn e 5 renditet nė vendin e 82

Cilėsia e arsimit tė lartė dhe trajnimi janė tejet te rėndėsishme pėr ekonomitė qė duan tė ngrenė njė zinxhir teknologjik pėrtej njė procesi prodhimi produktesh tė thjeshtė. Nė veēanti, globalizimi i ekonomisė sė sotme kėrkon qė ekonomitė tė krijojnė ekipe me punonjės te mirė-arsimuar tė cilėt janė tė aftė t’i pėrshtaten shpejt ndryshimit tė mjedisit tė tyre.

Eficenca e tregjeve tė punės, Shqipėria nė shtyllėn e 7 renditet nė vendin e 49

Efikasiteti dhe fleksibiliteti i tregut tė punės ėshtė i rėndėsishėm pėr tė siguruar qė punėtorėt janė tė vendosur pėr tė rritur efektivitetin e punės sė tyre. Eficenca e tregut tė punės synon gjithashtu tė sigurojė njė marrėdhėnie tė qartė ndėrmjet stimulit tė punonjėsit dhe pėrpjekjeve tė tyre, si dhe shfrytėzimin mė tė mirė tė talenteve tė disponueshėm – qė pėrfshin barazi nė mjedisin e biznesit ndėrmjet meshkujve dhe femrave.

Zhvillimi i tregut financiar, Shqipėria nė shtyllėn e 8 renditet nė vendin e 107

Mė e rėndėsishme pėr prodhueshmėrinė ėshtė investimi tek biznesi. Kėshtu qė ekonomitė kėrkojnė tregje financiare tė sofistikuar qė mund ta bėjnė kapitalin te vlefshėm pėr investime nė sektorin privat nga tė tilla burime si hua nga njė sektor bankar i sigurt, shkėmbime sigurie tė mirė-sistemuara, kapital investues dhe produkte tė tjera financiare. Nė mėnyrė qė tė plotėsojė tė gjitha kėto funksione, sektori bankar duhet tė jetė i besueshėm dhe transparent, dhe siē ėshtė bėrė nė mėnyrė tė qartė kohėt e fundit, tregjet financiare kanė nevojė pėr rregulla tė pėrshtatshme pėr mbrojtjen e investitorėve dhe aktorėve tė tjerė tė ekonomisė nė pėrgjithėsi.

Gatishmėria teknologjike, Shqipėria nė shtyllėn e 9 renditet nė vendin e 62

Ėshtė njė tregues me tė cilin njė ekonomi pėrshtat teknologjitė ekzistuese pėr te rritur produktivitetin e industrisė se saj. Nė botėn e sotme tė globalizuar, teknologjia sa vjen e bėhet njė element i rėndėsishėm pėr firmat qė ato tė jenė konkurruese dhe tė kenė prosperitet. Aksesi (pėrfshirė prezencėn e njė kuadri rregullator te pėrshtatshėm) dhe pėrdorimi i ICT ėshtė pėrfshirė nė kėtė shtyllė si komponentė esencial i nivelit te pėrgjithshėm te gatishmėrisė sė teknologjisė. 

Inovacioni dhe Sofistikimi i Biznesit nė tė cilėn standardi i lartė i jetesės dhe zhvillimi i ekonomive konkurrojnė nėpėrmjet produkteve tė reja dhe unike duke pėrdorur procese prodhimi mė tė sofistikuara dhe inovacionin. Ne kėtė faze Shqipėria renditet nė vendin e 102

Sofistikimi i biznesit, Shqipėria nė shtyllėn e 11 renditet nė vendin e 78

Sofistikimi i biznesit ka lidhje me cilėsinė e tė gjithė rrjeteve tė biznesit tė njė vendi si dhe cilėsinė e operacioneve tė firmave individuale dhe strategjive qė ato pėrdorin. Kjo shtyllė ėshtė veēanėrisht e rėndėsishme pėr ekonomitė ne fazėn e avancuar tė zhvillimit.

Inovacioni, Shqipėria nė shtyllėn e 12 renditet nė vendin e 123

Nėn indikatorė qė influencojnė nė kėtė tregues janė:

-    Kapaciteti pėr inovacion, vendi i 119

-    Cilėsia e institucioneve kėrkimore shkencore, vendi i 134

-    Shpenzimet e kompanive nė R&D, vendi i 51

-    Bashkėpunimi Universitet – Industri nė R&D, vendi i 139

-    Prokurimet qeveritare nė produkte tė teknologjisė sė avancuar, vendi i 58

-    Disponibiliteti i shkencėtarėve dhe inxhinierėve, vendi i 126

Kėto rezultate tregojnė se ekonomia shqiptare, pavarėsisht progresit tė bėrė nė kėto vite,   konkurrenca e saj ėshtė (ende) e bazuar nė fuqinė e lirė tė punės, produktivitetin e ulėt qė reflektohet nė pagat e ulta, ndėrsa institucionet publike kėrkohet tė konsolidohen mė tej.

Ecuria pozitive e pozicionimit tė Shqipėrisė (grafiku 1) ėshtė e qartė, si nė terma absolut ashtu edhe nė ato relativė, duke u barazuar pothuaj me Kroacinė 76 (4,08) dhe Maqedoninė 79 (4,05) dhe duke u renditur prapa vetėm Malit tė Zi 60 (4,27).

Banka Botėrore: Albania Doing Business 2011-12

Renditja e Shqipėrisė nė Lehtėsitė e tė Bėrit Biznes, tė Bankės Botėrore ėshtė pėrmirėsuar dukshėm duke bėrė njė kapėrcim prej gati 2 herė nė vitin 2009 krahasuar me vitin 2007 nga pozicioni i 136 nė tė 82 dhe po nė tė njėjtin pozicionim edhe pėr dy vitet pasardhėse vitin 2010, 2011.

Shqipėria renditet mė mirė se vendet e tjera tė rajonit, tė tilla si Greqia, Kroacia dhe Bosnje & Hercegovina (Grafiku 2). Nė tė dhjetė kriteret ka njė diversifikim shumė tė madh, duke theksuar nevojėn pėr pėrmirėsime tė mėtejshme nė Shqipėri. Fushat e identifikuara mė poshtė tė cilat kėrkojnė pėrmirėsime mė urgjente janė: lejet e ndėrtimit dhe pagesa e taksave.

Shqipėria ėshtė mė mirė se BE-27 nė drejtim tė mbrojtjes sė investitorėve, marrjes sė kredive dhe fillimin e njė biznesi.

Shqipėria renditet nė vendin e 57-tė nė botė sa i pėrket lirisė ekonomike nė Indeksin pėr vitin 2012, publikuar nga Fondacioni “The Heritage Faundation” nė partneritet me Wall Street Journal. Vendi ynė vjen i dyti nė rajon, pas Maqedonisė nė vendin e 43-tė, vlerėsuar me 68.5 pikė. Nga 100 pikė tė mundshme Shqipėria ėshtė vlerėsuar me 65.1 pikė, duke u klasifikuar nė kategorinė, ku liria ekonomike ėshtė mesatare. Nė raport thuhet se niveli i lirisė ekonomike nė Shqipėri ėshtė rritur me 1.1 pikė gjatė vitit tė kaluar, kryesisht pėr shkak tė pėrmirėsimeve nė luftėn kundėr korrupsionit dhe liritė e biznesit. Shqipėria renditet e 26-ta nė mesin e 43 vendeve evropiane, dhe sipas raportit rezultati i saj i pėrgjithshėm ėshtė mbi mesataren botėrore.

Liria ekonomike nė Shqipėri ėshtė penguar nga mangėsitė nė ēėshtjen e tė drejtės sė pronės dhe pėr shkak tė ekzistencės sė korrupsionit nė segmente tė veēanta tė administratės.

Qeveria ka mbajtur njė mjedis konkurrues tatimor me njė normė interesi tė sheshtė prej 10 pėrqind. Ėshtė rritur dinamizmi ekonomik, dhe vendi ka pėrjetuar njė rritje tė fortė ekonomike qė e ka ulur varfėrinė dhe normat e papunėsisė.

II.  Zhvillimi i Sipėrmarrjes dhe SME-ve

II.1 Statusi aktual i Zhvillimit tė Sektorit tė SME-ve

Sektori i SME-ve ka njė kontribut tė patjetėrsueshėm nė rritjen ekonomike dhe tė punėsimit. Kontributi i SME-ve ėshtė mė shumė se 73% nė PBB dhe mė shumė se 71% nė punėsim.

Referuar tė dhėnave tė INSTAT, numri i subjekteve aktive deri nė fund tė vitit 2010 arriti nė 100,687 me njė ulje tė lehtė krahasuar me vitin 2009, por krahasuar me vitin 2005 nė ndėrmarrjet aktive nė Shqipėri janė rritur me rreth 55%. Ndėrmarrjet e huaja dhe tė pėrbashkėta aktive nė Shqipėri pėrbėjnė 2.9% tė numrit tė pėrgjithshėm tė ndėrmarrjeve aktive nė vend. Krahasuar me vitin 2009 shohim njė rritje prej 7%.

Referuar strukturės sė tyre, ndėrmarrjet aktive pėr vitin 2010 verehet se SME-tė dominohen nga: mikrondėrmarrjet me 1 deri nė 9 tė punėsuar te cilat pėrbėjnė 95.7% tė numrit total tė ndėrmarrjeve aktive. Tė vetėpunėsuar rezultojnė rreth 62%.

Shpėrndarja e ndėrmarrjeve aktive sipas sektorit ekonomik dominohet nga tregtia 44.4%, hotele, kafe, restorante 15.6%, shėrbime tė tjera 13.9%, transporti & komunikacioni, etj. Krahasuar me vitin 2009 rėnie mė tė madhe ka pėsuar sektori i tregtisė me rreth 2.9%, ndėrsa rritjen mė tė madhe sektori i transportit me 0.7% dhe sektori i hotele, kafe, restorante me 0.5%.

Nė qarkun e Tiranės dhe tė Durrėsit operojnė mbi 50% tė ndėrmarrjeve aktive nė Shqipėri. Grafiku i mėposhtėm shfaq vendin qė zėnė ndėrmarrjet aktive sipas qarqeve. Krahasuar me vitin 2009 shohim qė ka pasur rritje tė numrit tė ndėrmarrjeve nė qarkun e Fierit, Beratit dhe Durrėsit, ndėrsa qarku i Korēės ka pėsuar rėnie.

Nga sektori prodhues qė zė 15.8% tė numrit total tė ndėrmarrjeve aktive nė Shqipėri, dominon sektori i industrisė me 62.6%, ndėrtimi zė 26.7%, ndėrsa sektori i bujqėsisė dhe peshkimit 10.7%.

Nga sektori i shėrbimeve qė zė 84.2% tė numrit total tė ndėrmarrjeve aktive nė vend, dominon tregtia e cila zė 52.7%, hotele & restorante 18.5%, transporti dhe komunikacioni 12.2% dhe shėrbime tė tjera 16.6%.

Ndėrmarrjet e huaja dhe tė pėrbashkėta aktive nė Shqipėri janė 2,924 dhe pėrbėjnė 2.9% tė numrit te pėrgjithshėm tė ndėrmarrjeve aktive nė vend. Ndėrmarrjet e huaja dhe tė pėrbashkėta dominojnė nė tregti me 31.4%, industri me 24.6% dhe shėrbime tė tjera me rreth 24%.

II.2 Lehtėsirat financiare dhe kreditimi

Sipas Doing Business 2011-12 tė Bankės Botėrore, Shqipėria renditet e 24-ta nė botė pėr lehtėsinė pėr tė marre kredi. Por pėrsėri aksesi nė financim i bizneseve tė vogla e mikro ėshtė i ulėt.

Bazuar nė tė dhėnat e Bankės sė Shqipėrisė raporti i kredisė pėr sektorin privat ndaj PBB-sė nė fund tė vitit 2011 ishte rreth 39.7%, me njė rritje tė lehtė krahasuar me fundvitin e 2010-ės. Norma vjetore e rritjes sė portofolit tė kredive rezulton rreth 14%, ka qenė nė pėrmirėsim gjatė gjithė vitit 2011, por gjithsesi vazhdon tė jetė e ulėt krahasuar me mesataren historike. Kredia e dhėnė nga institucionet financiare jobanka ka vijuar tė jetė e ulėt. Portofoli i mikrokredisė tė kėtyre institucioneve pėrbėn 3.5% tė totalit tė aktiveve te sistemit financiar, dhe 4.6% tė totalit tė kredisė dhėnė nga sistemi financiar.

Sipas shpėrndarjes sektoriale tė kredisė, bankat kanė financuar kryesisht nė sektorin e shėrbimit mbėshtetur nga zhvillimi optimist nė kėtė sektor, sidomos nė tregti.

Bazuar nė tė dhėnat e Bankės sė Shqipėrisė lizingu ėshtė rritur me rreth 16% deri nė muajin shtator tė vitit 2011 krahasuar me vitin 2010 dhe aktualisht operojnė 6 kompani. Sa i takon faktoringut nė vendin tonė operojnė 2 kompani, aktiviteti financiar ka filluar nė tremujorin e dytė 2011 dhe ka vijuar nė vazhdimėsi.

Pėr tė pėrmirėsuar klimėn e financimit tė SME-ve gjatė viteve te fundit janė ndėrmarrė disa masa qė lidhen kryesisht me futjen e skemave tė garantimit tė kredive pėr SME-tė.

Programi pėr financimin e SME-ve nėpėrmjet kredisė me ndihmėn e qeverisė Italiane qė prej fillimit zyrtar tė Programit nė Janar 2009, linja e kredisė pėr SME-tė ka qenė mjaft e suksesshme dhe deri nė fund tė prillit 2012, nga Pjesa e Parė dhe e dytė e Kredisė sė dhėnė prej 15 milion Euro janė financuar 64 projekte tė SME-ve shqiptare, me njė financim prej 15 Milion Euro. Nga projektet e financuara 10 janė Biznese tė reja “Start up”.

Fondi i Garancisė me 2,5 milionė Euro ėshtė komponenti i dytė i rėndėsishėm i Programit pėr Zhvillimin e SME-ve. Ky fond do tė pėrdoret pėr tė mbėshtetur Ndėrmarrjet e Vogla dhe tė Mesme (SME), pėr tė ndihmuar nė uljen e nivelit tė garancive tė kėrkuara nga Bankat pėr dhėnien e kredive.

Fondi Evropian pėr Evropėn Juglindore (EFSE). EFSE ka dhėnė njė kredi prej 20 milion EUR pėr Bankėn Kombėtare Tregtare (BKT). Kjo ėshtė marrėveshja e parė e kredisė midis EFSE dhe BKT dhe i referohet dhėnies sė kredisė afatgjatė pėr SME-tė nė Shqipėri. Nė kuadėr tė programit EFSE, BKT deri mė tani ka aprovuar dhe disbursuar pothuajse 15 Milion Euro kredi dhe rreth 200  klientė tė cilėt ushtrojnė aktivitetin e tyre nė fusha tė ndryshme tė pėrpunimit nė industri dhe bujqėsi dhe tė shpėrndarė nė Tiranė, Durrės, Lushnje, Vlorė, Elbasan, Shkodėr, Korēė, Pogradec, Sarandė, Gjirokastėr, Peqin, Rrogozhinė, Vorė etj.  Kreditė janė pėrdorur pėr kapital qarkullues, blerje inventari dhe investime nė asete fikse si linja teknologjike apo investim nė objekte/magazina. Deri tani nuk ėshtė hasur vėshtirėsi dhe problem nė implementimin e kėtij fondi.

II.3 Zbatimi i politikave tė Kartės Europiane tė Ndėrmarrjeve tė Vogla dhe tė Aktit tė Bisnesit tė Vogėl, SBA

Sipas Indeksit tė Politikave tė SME-ve 2009, (OECD 2010), nė 10 dimensione, zhvillimi i SME-ve nė Shqipėri vlerėsohet nė 2.86, ēka ėshtė -pothuajse e barabartė me mesataren e rajonit me 2.88 (niveli maksimal i vlerėsimit ėshtė 5).

Sipas Indeksit tė Politikave tė SME-ve, Shqipėria ka bėrė pėrparim tė madh qė nga viti 2007 dhe ndėrkohė qė ndryshimi mesatar nė rajon ėshtė 3.8, Shqipėria vlerėsohet nė 7.8.

Performanca e politikave tė Shqipėrisė gjatė periudhės 2007-2011 ka qenė mbresėlėnėse dhe Shqipėria ka bėrė pėrmirėsime nė tė dhjetė dimensionet: veēanėrisht, nė tė gjitha fushat e politikave lidhur me pėrmirėsimin e klimės sė biznesit (tė tilla si regjistrimi i kompanive, licensimi i kompanive, reforma rregullatore, aksesi ndaj financimeve dhe promovimi i eksporteve).

Pikat pėr t’u pėrmirėsuar nė performancėn e Shqipėrisė mbeten zhvillimi i kapitalit njerėzor dhe kapacitetet teknologjike tė SME-ve.

Nė 5 dimensione, Shqipėria ėshtė mbi nivelin mesatar tė rajonit dhe nė 5 dimensionet e tjera, ėshtė nėn nivelin mesatar tė rajonit. (Aneks 2)

Nė Qershor 2008 Komisioni Europian adaptoi Aktin e biznesit tė vogėl, SBA, njė dokument i rėndėsishėm politik. Implementimi me efektivitet i kėtyre parimeve ėshtė njė ndėr obligimet mė tė rėndėsishme tė qeverisė shqiptare, pasi konsiderohen pjesė pėrbėrėse e procesit tė Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian.   

Shqipėria gjatė periudhės Qershor – Shtator 2011 ka kryer procesin e vetėvlerėsimit tė politikave tė SME-ve sipas indikatorėve tė Aktit tė Biznesit tė Vogėl (Small Business Act, SBA), lanēuar nga Komisioni Evropian nė bashkėpunim me OECD. Nga ky proces vetėvlerėsimi Shqipėria renditet nė njė mesatare tė pėrgjithshme rreth 3,0 pikė nga 5 qė ėshtė niveli  maksimal. 

Pėrsėri fushat ku duhet tė pėrqėndrohemi janė: dimensioni 1 pėr tė mėsuarin pėr sipėrmarrjen, pėr aftėsimin si dhe pėr innovacionin.

Sipas Raport Progresit 2011 tė Komisionit Europian: “SME-tė nė Shqipėri dhe politikat industriale janė pėrgjithėsisht nė pėrputhje me parimet e BE-sė. Megjithatė, sfidat e mbetura pėr tė pėrmirėsuar mjedisin e biznesit dhe heqjen e pengesave tė mbetura pėr investime do tė kėrkojnė vėmendje tė veēantė. Direktiva pėr luftimin e pagesave tė vonuara nė transaksionet tregtare duhet tė transpozohet. Nė pėrgjithėsi, vendi duhet qė pėr njė periudhe afatmesme, tė ketė kapacitetet pėr tė pėrmbushur kėrkesat e acquis me kusht qė tė vazhdojė pėrpjekjet e saj”.

II.4 Ekonomia  kreative

Ekonomia kreative konsiderohet si njė nga sektorėt ekonomikė mė premtues me shumė potencial pėr tė kontribuar nė ekonomine lokale, rajonale dhe kombėtare, si dhe nė krijimin e vendeve tė punės. Vitet e fundit ėshtė parė njė zhvillim i disa sektorėve tė rinj tė shėrbimeve kreative nė Shqipėri, paralelisht me sektorin tradicional tė veprimtarive ekonomike. Kėta sektorė pėrfshijnė shėrbime kreative nė media (radio, televizion dhe nė shtypin e shkruar), punime dizenjuese dhe grafike, shėrbime arkitekturore dhe shėrbime nė fushėn kulturore.

Sipas njė studimi tė GIZ nė vitin 2011, kontributi i ekonomisė kreative nė Shqipėri arrin nė pėrafėrsisht 0.5% - 1% tė PPB. Nė vende mė tė zhvilluara, ekonomia kreative kontribuon rreth 3% tė GDP-sė. Kjo mund tė shėrbejė si tregues se nė Shqipėri ky sektor ka potencial pėr zhvillim dhe rritje. Sa i pėrket punėsimit, sektorėt kreativė ofrojnė nė total tė paktėn rreth 3.500 vende pune, qė gjithashtu pėrbėn nga 0.5% deri nė 1% tė krahut tė punės. 56% e gjithė personave nė sektorėt kreativė janė femra. Shkalla mė e lartė e punėsimit tė femrave mund tė gjendet nė fushėn e modės (90%) dhe nė punimet artizanale (78%).

Biznesi tradicional i punimeve artizanale zė njė vend prej 37% nė treg dhe ėshtė nėnsektori mė i madh nė ekonominė kreative nė Shqipėri (sa i pėrket punėsimit), pasuar nga shėrbimet e dizajnit (29%), artet (23%) dhe reklamat (10%). Xhiroja totale e sektorit artizanal rezulton mbi 2.000.000 € (273.000.000 lekė). Vetėm 20% e aktiviteteve janė biznese tė regjistruar. Veēanėrisht, ai krijon punė pėr gratė, ku mund tė theksohet fakti se 75% e artizanėve janė femra dhe pjesa mė e madhe mbi 40 vjeē.

Sektori i artizanatit dhe zejtarisė nuk ėshtė konkurrues. Pėr shkak tė fuqisė blerėse tė ulėt tė produkteve shqiptare artizanale origjinale tė prodhuara nė shtėpi, krahasuar me prodhimet industriale tė importuara nga Azia.

Nga ana gjeografike, ekonomia kreative ėshtė kryesisht e pėrqendruar nė Tiranė. Pothuajse gjysma e krahut tė punės ėshtė e vendosur nė kryeqytet, ku gjenerohen edhe  rreth 75% e tė ardhurave totale.

Sė fundmi ėshtė hartuar edhe Projekt Vendimi i Kėshillit tė Ministrave “Pėr krijimin e Fondit tė Ekonomisė Kreative, nė njė vlerė prej 40 milionė lekėsh, i cili pritet tė miratohet sė shpejti nė Kėshillin e Ministrave. 

II.5 Pėrfshirja e pėrgjegjėsisė sociale nė rritjen e konkurueshmėrisė sė bizneseve, CSR.

Me mbėshtetjen e PNUD, nėpėrmjet programit Kompakti Global, ėshtė pėrgatitur dokumenti politik pėr zhvillimin e CSR nė Shqipėri si dhe plani i veprimeve pėr pėrmirėsimin e saj. Ky dokument politikash ka pėr qėllim tė jetė njė pjesė e njė procesi tė hapur dialogu dhe partneriteti me tė gjitha palėt e interesuara, pėrfshirė kėtu edhe komunitetin e biznesit nė Shqipėri. Ai ėshtė bazuar mbi njė vlerėsim tė mjedisit aktual tė CSR-sė nė Shqipėri dhe mbi njė analizė tė qartė SWOT tė pikave tė forta dhe pikave tė dobėta, tė mundėsive dhe tė rreziqeve qė ekzistojnė pėr sa i pėrket pėrshpejtimit tė angazhimeve pėr CSR-nė nė Shqipėri.

II.6 Zhvillimi i Inovacionit dhe Teknologjisė pėr SME-tė

Shqipėria ka regjistruar njė rritje tė shpejtė nė numrin e ndėrmarrjeve, fakt i cili tregon njė shkallė tė lartė tė dėshirės sipėrmarrėse nė vend.

Programi pėr zhvillimin e inovacionit dhe transferimit tė teknologjive pėr SME-tė ėshtė hartuar me mbėshtetjen e projektit IPA 2007 “Mbėshtetja e SME-ve pėr tu bėrė mė konkuruese nė tregun Europian”. Ky program prezanton njė politikė tė re nė perputhje me politikėn e BE-sė.  Pėr tė konkretizuar zbatimin e ketij programi, me VKM Nr.104, datė 9.2.2011 u miratua Programi Strategjik pėr Zhvillimin e Inovacionit dhe Teknologjisė pėr SME-tė, dhe Plani i Veprimit pėr periudhėn 2011 – 2016, i cili ka si qėllim:

- ndihmėn ndaj kompanive nė procesin e inovacionit, pėrmirėsimin e kapaciteve teknologjike;

- zbatimin e njė politike proaktive tė inovacionit;

- krijimin e njė sistemi inovacioni qė tė rrisė bashkėveprimin e institucioneve nė mbėshtetje tė   ndėrmarrjeve;

- plotėsimin e njė boshllėku dhe krijimin e njė lidhje mė tė mirė ndėrmjet politikės sė zhvillimit tė SME-ve me atė tė shkencės dhe teknologjisė. Programi Strategjik qė po zbatohet nga qeveria ėshtė i fokusuar nė katėr fusha tė rėndėsishme : 1) Fondi i Inovacionit; 2) Shėrbimet e inovacionit pėr biznesin; 3) Programi pėr inkubatorėt e biznesit; 4) Programi pėr zhvillimin e klasterave;

Qendra e Ndėrmjetėsimit tė Biznesit dhe Inovacionit/BRIC, qė ėshtė njė strukturė brenda AIDA-s punon pėr tė promovuar njė kulturė inovacioni me bizneset Shqiptare duke ndėrmarrė aktivitete dhe shėrbime inovacioni qė aftėsojnė ndėrmarjet e vogla dhe tė mesme, pėr tu bėrė mė konkuruese nė tregjet Evropiane. Deri tani BRIC ka trajnuar 16 konsulentė nė auditimin e teknologjisė dhe inovacionit. Pėrvec trajnimit tė konsulentėve, 11 konsulentė janė testuar pėr tu certifikuar nga AIDA/BRIC si auditorė tė teknologjisė dhe inovacionit. Janė planifikuar trajnime tė tjera pėr tė rritur numrin e konsulentėve qė do ofrojnė shėrbime te SME-tė. BRIC ka ndėrmarrė aktivitete promovuese duke trajtuar nė hollėsi fondin e inovacionit dhe se si SME-tė mund tė aplikojnė. Pėr tė ndarė mė shumė informacion, website i AIDA-ės, ėshtė duke u azhornuar me informacionet mė tė fundit pėrsa i pėrket aktiviteteve tė BRIC. 

Tė gjitha kėto aktivitete mbėshteten tek Strategjia e Inovacionit dhe Teknologjisė sė Biznesit dhe veēanėrisht nė shtyllėn e dytė tė strategjisė, shėrbimet e inovacionit tė biznesit.

BRIC drejton Programet dhe Veprimet Mbėshtetėse tė propozuara sipas kėsaj strategjie tė inovacionit. Ai nevojitet tė ketė madhėsinė e mjaftueshme dhe strukturėn e duhur pėr tė drejtuar programet e zhvillimit, tė cilat janė planifikuar tė realizohen pėr periudhėn (2013-2020).

III. Zhvillimi i eksporteve

Volumi tregtar i Shqipėrisė nė vitin 2011 ka njė rritje tė konsiderueshme nė masėn 15.6% krahasuar me vitin 2010. Pėr vitin 2011 volumi i pėrgjithshėm tregtar ėshtė nė raportet 74% importe dhe 26% eksporte dhe krahasuar me njė vit mė parė ku raportet ishin respektivisht 75% importe dhe 25% eksporte, duke treguar tendenca rritjeje tė peshės sė eksportit nė volumin e pergjithshėm tregtar  

Ritmi i rritjes sė eksporteve nė vite nė vlerė ėshtė njė tregues i rėndėsishėm, mbi ecurinė e tė cilit mund tė gjykojmė pėr stabilitetin dhe qėndrueshmėrinė e ekonomisė nė pėrgjithėsi, si dhe tė aftėsisė sė saj pėr tė konkurruar nė tregjet ndėrkombėtare, por qė reflekton nė mėnyrė direkte dhe shumė tė ngushtė edhe konjukturėn ndėrkombėtare. Nė vitin 2011 eksportet janė rritur nė masėn 22% krahasuar me njė vit mė parė. Duke analizuar tendencėn e eksporteve nė 5 vitet e fundit, shohim qė ajo ėshtė gjithnjė ne rritje nė vlerė absolute dhe relative. Qė nga viti 2006, eksporti ėshtė rritur mesatarisht me 28%

Shkalla e hapjes sė ekonomisė si raport i volumit tregtar ndaj GDP-sė ka qenė nė rritje tė vazhdueshme. Nė vitin 2011 ajo ėshtė rreth  58% ndaj 42% qė ishte nė vitin 2006. Viti 2009 ėshtė i vetmi vit nė tė cilin raporti i eksportit dhe importit nė GDP patėn nje rėnie tė lehte, ( 9.1% dhe 37.8% kundrejt 10.5% dhe 40.5% qė ishte nė vitin 2008). Qė nga 2010 ky raport ėshtė rritur ndjeshėm duke arritur nė vitin 2011, rreth 15% pėr eksportet dhe 43% importet..

Lidhur me shkallėn e mbulimit tė eksportit ndaj importit pak a shumė nė 5 vitet e fundit vihet re njė rritje e kėtij raporti nė favor tė eksportit. Shkalla e mbulimit tė eksportit ndaj importit pėr vitin 2011 ėshtė 36 %. Raporti historik i mbulimit tė eksportit nga importi nė shifrat 1 me 4, raport i cili ka i tillė qenė deri nė vitin 2008 ka pėsuar njė ndryshim tė ndjeshėm nė 1 eksport dhe 3 importe qė nga viti 2010.   

Eksporti sipas grup mallrave

Sektorėt potencialė tė produkteve pėr eksport nė vitin 2011 vazhdojnė tė mbeten ato qė tashmė quhen sektorė tradicionalė:

     Tekstilet dhe veshjet e kėmbėve mbeten njė potencial i konsiderueshėm pėr tė rritur shifrat e eksportit. Ky sektor zė 32% ndaj totalit tė eksportit duke u renditur nė vend tė parė.

     Mineralet dhe hidrokarburet nė Shqipėri pėrbėjnė njė tjetėr potencial i cili pėr vitin 2011  arriti 27% tė totalit tė eskportit. 

     Lėndėt e ndvrtimit, gjatė vitit 2011 zėnv rreth13.5% ndaj totalit tė eksportit pas sektorit tė mineraleve.

Eksportet sipas vendeve destinacion

Sipas destinacionit edhe pėr vitin 2011 nė pjesėn mė tė madhe tė tyre, eksportet e mallrave kanė shkuar drejt vendeve tė BE-sė, duke arritur nė 1018.5 mln/€ me njė rritje prej 26.5% mė shumė se viti 2010 ose 72.5 % tė totalit tė eksporteve. Pesha mė e madhe e artikujve drejt BE-sė nė eksport pėr vitin 2011, shkojnė kryesisht drejt Italisė, Greqisė, Spanjės, Gjermanisė, Maltės etj. Eksportet e Shqipėrisė me vendet anėtare tė CEFTA-s, kanė pėsuar njė ndryshim mjaft tė dukshėm  pas zbatimit tė marrėveshjes sė CEFTA-s duke zėnė nė vitin 2011 njė peshė specifike prej 12.4% tė eksportit total kundrejt 10.2% qė pėrbėnin nė 2010-tėn. Nė vitin 2011 kemi njė rritje tė eksportit nga vendet e CEFTA-s prej 47% krahasuar me vitin 2010. Kosova ka qenė tradicionalisht vendi kryesor i eksportit brenda CEFTA, me peshė specifike 60% ndaj totalit tė eksporteve nė CEFTA. Eksportet e Shqipėrisė me Turqinė pėr vitin 2011 kanė zėnė masėn e 7.5% tė eksportit gjithsej dhe ka njė rritje nė masėn prej 63% krahasuar me njė vit mė parė. Turqia ka njė kapėrcim nė eksporte nga 3.1% nė 2007, vitin mė tė mirė qė nga vitet 2000 nė 6% nė 2010 dhe 7.5% nė 2011.

IV. Ecuria e zhvillimit tė Investimve tė huaja Direkte/IHD

Shumė vende tė Evropės Juglindore kanė pėsuar rėnie drastike tė fluksit tė investimeve tė huaja nė 2010, ndėrkohė qė Shqipėria tėrhoqi mė shumė se nė vitin paraardhės. Pas 717 milionė Euro nė vitin 2009, fluksi i IHD nė 2010 arriti shifrėn 793 milionė Euro. Nė 2011 Shqipėria tėrhoqi 742 milione Euro, njė sasi pak mė e ulet se viti i mėparshėm.

Nė 2010 Shqipėria ishte nė vendin e dytė pėr sasinė mė tė lartė tė tėrheqjes sė IHD nė SEE pas Serbisė, ndėrkohė nė 2009 ajo vinte pas Kroacisė dhe Malit tė Zi. IHD nė Shqipėri kanė pasur rritje edhe nė vitet 2008-2010, pavarėsisht krizės ekonomike-financiare dhe trendit global e rajonal e mbėshtetur kjo edhe nga politika tė brendshme tė favorshme.

Pjesa e fluksit IHD nė Shqipėri kundrejt totalit botėror mbetet marxhinale, poshtė 1% nė 2010, edhe pse ky fluks ka rritur peshėn e tij gati 10 herė nga viti 2000.

Pesha qė vendi mban si vend tėrheqės i IHD nė rajonin e Evropės Juglindore ėshtė rritur nė mėnyrė tė dukshme qė nga 2006, veēanėrisht nė 2007, kur fluksi hyrės i IHD nė EJL u ul,   ndėrsa nė Shqipėri vazhdoi tė rritej.

Megjithėse vlera e IHD ėshtė modeste pėr shkak se ėshtė njė vend i vogėl, krahasuar me nivelin e zhvillimit ky tregues ėshtė relativisht i lartė. Sasia e fluksit IHD si pėrqindje e formimit tė kapitalit fiks bruto (GFCF) ėshtė njė tregues i fluksit tė investimeve kundrejt totalit tė investimeve nė ekonomi. Ky tregues u rrit nga mė pak se 10% nė 2006 nė 25% nė 2009 dhe 33% nė 2010. Niveli i lartė i investimeve nė Shqipėri ndaj PBB (33%) ka qenė mbėshtetės pėr rritjen ekonomike, nė mėnyrė tė veēantė sa kohė qė kėto investime shkojnė nė infrastrukturė duke lehtėsuar investimet e biznesit pėrfshirė IHD. Kjo ėshtė nė kontrast me vendet e rajonit tė cilat kanė njė nivel tė ulėt tė investimeve rreth 20%.

Shqipėria nė vitin 2010 arriti shifrėn prej 831 milionė euro, e cila krahasuar me vitin 2006, ishte mė shumė se trefish. Sipas tė dhėnave tė Bankės sė Shqipėrisė, fluksi i IHD gjatė vitit 2011, pėsoi njė rėnie prej 10.8% krahasuar me vitin e kaluar. Nė sektorėt mė tė rėndėsishėm qė kanė kontribuar nė vlerėn e IHD janė sektori i energjetikės, sektori financiar dhe ai i telekomunikacionit.

Sektori i industrisė paraqet sektorin kryesor nė tėrheqjen e investimeve tė huaja pėr vitin 2010 me 40 %, i ndjekur nga sektori i ndėrtimit me 16%, nė vend tė tretė telekomunikacioni dhe sektorit bankar respektivisht me 15 % dhe  nė fund sektori i shėrbimeve me 13 %.

Brenda industrisė janė minierat dhe puna me metal sektorėt qė kanė tėrhequr mė shumė IHD. Gjithashtu janė dhe sektorėt e punės intensive, pėrfshirė kėtu tekstilet dhe kėpucėt tė cilėt kanė tėrhequr kryesisht investitorė nga Italia dhe Greqia. Vlen tė pėrmendet se pjesa me e madhe  e investimeve nė industri janė alokuar nė procesin e shpim kėrkimit nė zonat naftėmbajtėse.

Tė dhėnat pėr ndarjen e stokut tė IHD sipas sektorėve deri nė vitin 2009 tregojnė se 31 % e kėtij stoku ėshtė i pėrqėndruar nė sektorin financiar, 19 % nė sektorin e manifakturės dhe tė transportit e telekomunikacionit, 10 % nė sektorin e ndėrtimit dhe nė vend tė katėrt tregtia me shumicė dhe pakicė me 8% tė tij. Futja e investitorėve tė huaj nė njė shkallė tė madhe nė shėrbimet financiare dhe tė telekomunikacionit ka zgjeruar produktet dhe eficencėn e kėtyre shėrbimeve. Nė pėrgjithėsi bankat e huaja kanė pasur njė ndikim pozitiv nė eficencen dhe stabilitetin e sistemit bankar. Ato kanė fuqizuar menaxhimin e riskut, qeverisjen e korporatave pėrmes njė alokimi eficent tė kapitalit dhe rritjes sė konkurrencės dhe kanė kontribuar nė shėrbime mė tė sofistikuara.

Sipas vendeve tė origjinės sė IHD nė Shqipėri, vendet fqinje zėnė pjesėn mė tė madhe tė IHD, ku Greqia zė vendin e parė me 30% tė tij, Italia vendin e dytė me 13 %, SHBA vendin e tretė me 11%, Turqia vendin e katėrt, 9%, tė pestin Austria 9% si dhe Zvicra dhe Qipro me 5 % tė stokut IHD deri nė fund tė vitit 2009. Investimet greke nė Shqipėri janė kryesisht nė sektorin financiar dhe tė telekomunikacionit. Investimet italiane janė kryesisht nė industri dhe ndėrtim. Ato janė prezent gjithashtu edhe nė sektorin e shėrbimeve, kryesisht atė bankar.

Numri i ndėrmarrjeve tė huaja e tė pėrbashkėta sipas tė dhėnave tė INSTAT ėshtė rritur vit pas viti. Kėshtu nė vitin 2010 ato numėronin me shumė se 2 herė krahasuar me 2007. Por nė raport me numrin total tė ndėrmarrjeve aktive nė shkallė vendi ato pėrbėjnė vetėm 2,1% tė tyre. Sipas tė dhėnave tė fundit nga INSAT numri i filialeve tė huaja aktive nė ekonominė shqiptare ėshtė 2607.

Nė mėnyrė tė detajuar renditja e ndėrmarrjeve tė huaja e tė pėrbashkėta sipas sektorėve tė ekonomisė ėshtė: tregtia 31%, industria 25%, shėrbime 24%, ndėrtimi 10%, transporti e komunikacioni 6%, hotele, kafe, restorante, 3%, bujqėsia e peshkimi 1%. Nė disa aktivitete filialet e huaja pėrbėjnė njė pjesė tė madhe tė kompanive, p.sh. mė shumė se gjysmėn nė nxjerrjen e naftės, mė shumė se njė tė tretėn nė prodhimin e mjeteve tė transportit, produkteve dhe makinerive elektrike dhe tė naftės si edhe gazit dhe energjisė. Kėto janė aktivitete me investime kapitale tė larta ku NMV, zakonisht me pronėsi vendase janė tė rralla. Nė tė tjera aktivitete si tregtia me pakicė, ose hotele e restorante, prania vendase ėshtė e shumtė dhe dominuese.

Analiza e treguesve tė monitorimit tė strategjisė 2007-2013

Realizimi i disa indikatorėve tė vitit 2011 krahasuar me indikatorėt e fundit tė vitit 2013 tregon se:

-Pėr objektivin pėrmirėsimin e klimės sė biznesit janė realizuar tė tre indikatorėt nė masėn 100%.

-Pėr objektivin e pėrformancės sė SME-ve konstatohet se indikatori i numrit tė ndėrmarrjeve aktive ėshtė realizuar me 112,7%, ndėrsa indikatori i numrit tė tė punėsuarve ėshtė realizuar vetėm 87,5%. Mesatarja e realizimit tė objektivit ėshtė 105,2%.

-Pėr objektivin e ndėrkombėtarizmiit tė SME-ve: indikatori i eksportit tė mallrave arriti nė 93% tė atij tė planifikuar me 2013; indikatori i konkurrueshmėrisė 97%

-Pėr objektivin e fluksit tė IHD: indikatori i IHD arriti nė 111%

-Pėr objektivin e industrisė minerare: indikatori i prodhimit nė vlerė pėr vitin 2011 arriti nė 78,7% tė atij tė planifikuar me 2013, ndėrsa i investimeve nė sektorin e minierave arriti nė 52%.

V. Forcimi i dialogut qeveri-biznes

•    Funksionimi i Kėshillit Konsultativ tė Biznesit, KKB. Miratimi dhe zbatimi i ligjit Nr.9607, datė 11.09.2006 pėr Kėshillin Konsultativ te Biznesit, ėshtė njė hap i madh nė drejtim tė institucionalizimit dhe pėrmirvsimit tė dialogut qeveri-biznes. Kėshilli Konsultativ ka nė pėrbėrje 20 anėtarė, nga tė cilėt 13 janė pėrfaqėsues tė komunitetit tė biznesit. Sipas rregullores sė funksionimit tė kėtij kėshilli ėshtė ngritur dhe funksionon sekretariati i KKB. Gjatė vitit 2007-2011 janė zhvilluar mjaft takime tė KKB, mesatarisht 4 nė vit, ku janė diskutuar shumė Projekt-ligje dhe Strategji nė interes tė biznesit dhe mendimet e KKB janė dėrguar pranė Kėshillit tė Ministrave.

•    Funksionimi i Dhomave tė Tregisė dhe Industrisė, DHTI. Nė zbatim tė ligjit te ri Nr.9640, datė 9.11.2006 “Pėr Dhomat e Tregtisė dhe Industrisė”, Dhomat e Tregtisė dhe Industrisė tashmė funksionojnė nė baze qarku duke u reduktuar numri i tyre nga 36 nė 12 dhoma.  Gjatė vitit 2011, janė bėrė zgjedhjet e reja pėr organet drejtuese tė kėtyre dhomave, janė miratuar statutet, buxhetet, strukturat organizative dhe pothuajse tė gjitha Dhomat janė nė funksionim. Dhomat mė aktive janė ato tė Tiranės, Durrėsit e Shkodrės. Me ndryshimin nė ligjin e dhomave gjatė vitit 2008, u hoq regjistrimi i detyrueshėm i bizneseve nė Dhomat e Tregtisė e Industrisė, duke sjellė reduktimin e hapave pėr tė hapur njė biznes tė ri. Me liberalizimin e vizave mė 16 dhjetor 2010, bizneset kanė njė lehtėsi edhe mė tė madhe pėr rritjen e bashkėpunimit me bizneset e huaja, por njėkohėsisht ka reduktuar edhe dokumentet qė jepnin dhomat e tregisė pėr kėtė qėllim. Tashmė Dhomat e Tregtisė e Industrisė ndeshen para sfidave tė reja, pėr t’u ofruar shėrbime sa mė tė nevojshme e cilėsore bizneseve, anėtare tė tyre. Kėshtu nė dy dhoma DHTI nė atė tė Tiranės dhe tė Durrėsit pranė ambienteve tė tyre ofrohet edhe shėrbimi pėr regjistrimin e biznesit dhe nė DHTI Durrės edhe pėr marrjen e licensave.

Pėr mė shumė informacion rreth aktivitetit tė Kėshillit Konsultativ tė Biznesit klikoni kėtu...

www.kkb.gov.al

VI. Dhomat e Tregtisė dhe Industrisė

Domat e Tregtisė dhe Industrisė janė institucione tė sė drejtės publike qė kanė si objekt kryesor tė veprimtarisė sė tyre pėrfaqėsimin dhe mbrojtjen e interesave tė ligjshme ekonomikė tė anėtarėve tė tyre, si dhe nxitjen e veprimtarisė tregtare dhe industriale nė vend. Aktiviteti i tyre rregullohet nga Ligji Nr.9640, datė 9.11.2006 “Pėr Dhomat e Tregtisė dhe Industrisė” i ndryshuar, aktet nėnligjore dhe statutet e tyre.

Anėtarėsimi nė dhomat e tregtisė dhe industrisė ėshtė vullnetar.

Veprimtaria e dhomave bashkėrendohet nė nivel kombėtar nga Bashkimi i Dhomave tė Tregtisė dhe Industrisė.

Organi mbikėqyrės i veprimtarisė sė dhomave ėshtė Ministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės.

VII. Shoqėritė Tregtare

Ligji per tregtarėt dhe shoqėritė tregtare - Qėllimi i ligjit tė ri nr. 9901, dt. 14.04.2008 “Pėr tregtarėt dhe shoqėritė tregtare” ėshtė sigurojė njė kuadėr ligjor bashkėkohor, tė thjeshtė, tė qartė dhe tė pėrditėsuar pėr shoqėritė tregtare. Objektivat e kėtij ligji janė: - Zbatimi i legjislacionit europian pėr shoqėritė tregtare; - Pėrmbushja e kėrkesave tė MSA-sė dhe kėrkesave tė tjera qė burojnė nga zhvillimet ndėrkombėtare nė kėtė fushė.

Ligji i ri reflekton standartet e BE-sė dhe ato ndėrkombėtare, qeverisjen e pėrbashkėt dhe pėrgjegjėsinė sociale tė pėrbashkėt. Ligji i ri ėshtė plotėsisht nė pėrputhje me dispozitat e burimeve parėsore dhe dytėsore tė acquis dhe me parimet qė derivojnė nga kėto dispozita. Ligji merr nė konsideratė elemente tė vlefshme nga Ligji ekzistues Nr. 7638 “Pėr Shoqėritė Tregtare” dhe ligji nr. 7632 “Pėr pjesėn e pėrgjithshme tė Kodit Tregtar” pėr tė ruajtur sa mė shumė praktikėn ligjore shqiptare e cila ėshtė zhvilluar gjatė 15 vjetėve tė fundit. Gjithashtu, ligji i ri nuk bėn ndryshime thelbėsore nė mėnyrėn e gjykimit tė konflikteve dhe padive nga gjykatat pėr ēėshtjet qė lidhen me shoqėritė tregtare sipas ligjit tė mėparshėm nr 7638 “Pėr shoqėritė tregtare”. Ligji i ri ėshtė harmonizuar edhe me legjislacionin e brendshėm, veēanėrisht me Kodin Civil, Ligjin pėr QKR-nė, dhe tė gjitha ligjet e tjera tė veēanta tė biznesit, e nė mėnyrė tė veēantė me ligjin “Pėr letrat me vlerė”.  

Nė kuadėr tė reformės pėr pėrmirėsimin e kuadrit ligjor tė shoqėrive tregtare, Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, nė bashkėpunim dhe me asistencėn e projektit tė GTZ mė parė dhe tashmė GIZ gjermane, ka hartuar edhe njė sėrė ligjesh tė tjerė nė kėtė fushė si, Ligji Nr. 10236, datė 18.02.2010 “Pėr marrjen nė kontroll tė shoqėrive me ofertė publike”, Ligji Nr. 10475, datė 27.10.2011 “Pėr njė ndryshim nė ligjin nr. 9901, datė 14.4.2008 “Pėr tregtarėt dhe shoqėritė tregtare”, projektligji “Pėr bashkimin ndėrkufitar tė shoqėrive tregtare” dhe projektligji “Pėr disa shtesa dhe ndryshime nė Ligjin nr. 9901, dt. 14.04.2008 “Pėr tregtarėt dhe shoqėritė tregtare”, dy projektligje kėto qė priten tė miratohen gjatė vitit 2012.

 Kodi i Drejtimit tė Brendshėm tė Shoqėrive Tregtare

Gjithashtu, nė kuadėr tė zbatimit tė soft law-t nė fushėn e drejtimit tė shoqėrive tregtare, nė bashkėpunim me Korporatėn Ndėrkombėtare Financiare (IFC) u hartua Kodi i Drejtimit tė Brendshėm tė Shoqėrive Tregtare.

Hartimi i kėtij Kodi tė Qeverisjes sė Korporatave nisi si rezultat i njė marrėveshje dypalėshe bashkėpunimi midis METE dhe International Finance Corporation (IFC), tė nėnshkruar nė qershor tė kėtij viti, por mbi tė gjitha si njė nevojė e dukshme e bizneseve vendase pėr tė qenė nė unison me bizneset europiane, ku dihet tashmė botėrisht qė vendet me njė drejtim tė brendshėm tė fortė shoqėrive tregtare, tėrheqin mė shumė kapitale dhe investime tė huaja nė vend. Pas hartimit tė draftit tė parė tė kėtij Kodi, ai iu dėrgua pėr mendim tė gjitha institucioneve shtetėrore qė preken nga fusha e zbatimit tė tij, por edhe disa organizmave tė tjerė si Bursa e Tiranės, Autoritetit i Mbikqyrjes Financiare, Shoqatės Shqiptare tė Bankave, Kėshilli Konsultativ i Biznesit, etj, por edhe organizatave tė tjera ndėrkombėtare qė veprojnė me projekte nė kėtė fushė, siē ėshtė GIZ. Pas reflektimit tė opinioneve, Kodi u miratua me Vendimin Nr. 1, datė 02.12.2011 tė Kėshillit Konsultativ tė Biznesit.

Pėr tė lexuar Kodin klikoni kėtu

PROGRAMI I MINISTRISE

INFORMACIONE TE TJERA