REPUBLIKA E SHQIPERISE
Ministria e Ekonomisë
Tregtisë dhe Energjetikës
E Merkure, 19 Qershor 2013







VIZITORE:    
Tė Reja
Kalendari i Panaireve 2012

Kalendari i Panaireve 2011

Kalendari i Panaireve 2010

Projektligj pėr Bashkimin Ndėrkufitar tė Shoqėrive Tregtare

Fondi Shqiptar i Konkurrueshmėrisė

Me qėllim mbėshtetjen e SME-ve dhe pėr rritjen e aftėsisė konkurruese tė tyre, me Vendimin e Kėshillit tė Ministrave, “Pėr krijimin e fondit shqiptar tė konkurrueshmėrisė” qeveria ka caktuar njė fond prej 28 milion lekė (200,000 Euro). Do tė financohen kompanitė pėr njė periudhė tre vjeēare, me bashkėfinancim deri nė 1 Milion Lekė por jo mė shumė se 50% e vlerės sė kostos sė projektit. Aktivitetet qė do tė pėrfitojnė nga ky fond, lidhen me pėrmirėsimet nė sistemin e menaxhimit, ēertifikime produkti, studime tregu, marketing tė produkteve, pjesėmarrje nė panaire dhe ekspozita etj. AIDA ėshtė agjencia, e cila po e menaxhon kėtė fond.

Pėr mė gjerėsisht vizitoni faqen www.aida.gov.al

Krijimi i rrjetit tė konsulentėve rajonal pėr promovimin e eksporteve

Informacione rreth projektit 

Ftesė pėr pjesmarrje nė rrjetin e konsulentėve rajonalė pėr promovimin e eksporteve

Programi i Konkurrueshmėrisė dhe novacioneve (CIP) pėr SME-tė

Marrėveshja e mirėkuptimit pėr pjesėmarrjen e Shqipėrisė nė nėnprogramin e Sipėrmarrjes dhe Novacionit EIP, tė programit pėr Konkurrueshmėrinė dhe Novacionin CIP

Kompakti i Investimeve pėr Europėn Juglindore/OECD

I lancuar nė vitin 2000, Kompakti i Investimeve ėshtė njė program i hartuar pėr tė pėrmirėsuar klimėn e investimeve dhe pėr tė inkurajuar zhvillimin e sektorit privat nė Europėn Juglindore.

Kompakti i Investimeve mbėshtet vendet e Europės Juglindore me mjete praktike pėr rritjen e investimeve, rritjen ekonomike, punėsimin dhe mbėshtetjen pėr procesin e integrimit nė BE. Vendet anėtare tė Kompaktit tė Investimeve janė: Shqipėria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisė, Moldavia, Mali i Zi, Rumania dhe Serbia.

Me Urdhėr tė Kryeministrit Nr.192, datė 12.12.2005 u riorganizua Grupi Ndėrministror pėr Kompaktin e Investimeve me Kryetar Zėvendėsministrin e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės dhe anėtar pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Financave, Ministrisė sė Punėve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministrisv sė Bujqvsisė dhe Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit, Autoriteti i Konkurrencės, Agjencia Shqiptare e Biznesit dhe Investimeve.

Aktiviteti i Kompaktit tė Investimeve bazohet nė 4 shtylla kryesore:

Monitorim dhe Vlerėsim: Indeksi i Reformės sė Investimeve (IRI)

Implementimi i Reformave: “Si” tė orientohesh pėr prioritetet kyēe politike tė identifikuara nė vlerėsimin e IRI.

Mbėshtetje pėr sektorin privat: inkurajon debatin publik privat pėrmes rolit kėshillues tė sektorėve privat nė Grupin e Punės sė Komitetit tv Investimeve nv vendet e EJL.

Mbvshtetje politike: Institucionalizon mbėshtetjen nė nivel tė lartė politik pėr pėrmirėsimin e klimės sė biznesit.

Programi vepron nėn kujdesin e Paktit tė Stabilitetit pėr Europėn Juglindore (Tryeza e Punės II: Rindėrtimi Ekonomik, Zhvillimi dhe Kooperimi) dhe Organizatės pėr Bashkėpunim Ekonomik dhe Zhvillim - OECD, dhe ka strukturėn e saj institucionale tė pėrfshirė nė Komitetin e Investimeve dhe njė Konference Ministeriale vjetore.

Nė linjė me parimet e Kuadrit Rajonal tė Investimeve (RFI) tė nėnshkruar nė Vjenė nė Qershor 2006, u krijua Komiteti i Investimeve pėr Europėn Juglindore (SEEIC) qė do tė ketė si objektiv kryesor, krijimin e njė plaforme rajonale pėr analizėn dhe pėrpunimin e rekomandimeve pėr pėrmirėsimin e politikave pvr investime. Mė konkretisht Komiteti do tė monitorojė dhe implementojė RFI-nė bazuar nė Indeksin e Reformės sė Investimeve, do tė monitorojė ēėshtjet e investimeve, pronėsisė intelektuale dhe tė prokurimeve sipas marrėveshjes sė CEFTA, do tė veprojė si krahu i investimeve i Kėshillit tė Kooperimit rajonal (RCC) qė zėvendėson Paktin e Stabilietit, do tė negociojė dhe adopotojė marrėveshje rajonale pėr reduktimin e barrierave nė investimeve. Ky Komitet do tė jetė forumi kryesor pėr pėrmirėsimin e klimės sė investimeve nė nivel rajonal. Ky komitet do tė mbėshtet nga grupet teknike rajonale (RWG) tė specializuara sipas fushave kryesore. Nė kėto grupe pune sipas fushave bėjnė pjesė ekspertė tė administratvės publike shqiptare.

Kompakti i Investimeve nė maj 2007 filloi projektin e ri “Definining and Strengthing Sector Specific Sources of Competitiveness in the Western Balkans”, qė financohet nga Komisioni Europian (CARDS) me pjesėmarrjen e Agjencisė MIGA, Projekti “Invest in Balkans”.  Ky projekt do tė ketė si qėllim kryesor pėrcaktimin e njė strategjie rajonale pėr nxitjen e FDI-ve, duke ndėrmarre studime sektoriale nė nivel rajonal pėr tė parė cilat janė sektorėt me potencial rritje dhe tėrheqėse pėr investitorėt e huaj duke parashikuar mė pas edhe hartimin e njė plani veprimi pėr reduktimin e barrierave eventuale qė mund tė ekzistojnė nė kėto sektorė.

Programi pėr zhvillimin e sektorit privat, me anėn e njė kredie ndihme pėr mbėshtetjen e NVM-ve, si dhe sigurimin e asistencės teknike pėr to.

Marrėveshja Qeveritare me Republikėn e Italisė

Marrėveshja Financiare me Republikėn e Italisė

Progresi nė reforma pėr pėrmirėsimin e klimės sė investimeve nė Europėn Juglindore

Politikat qeverisėse mbeten faktori kryesor qė influencon nė fluksin e investimeve. Monitorimi dhe vlerėsimi i reformave me indikatorė tė qartė ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr zhvillimin e politikave efikase.

 Nė dhjetor 2006 u publikua « Indeksi i Reformės sė Investimeve (IRI) » njv instrument qė mat progresin nė 10 dimensione tė reformvs nė politikat e investimeve nė vendet e Europės Juglindore. IRI u lejon kėtyre vendeve tė vlerėsojnė progresin e tyre tė krahasuar me vendet e tjera tė Europės Juglindore dhe jep drejtimet se si tė pėrmirėsojmė politikat pėr ēdo dimension nėpėrmjet praktikave mė tė mira nga vendet e OECD-sė.

Indeksi i Reformės sė Investimeve (IRI) pėr vitin 2006 ka perfshirė 7 dimensione tė cilat janė: 1.politika e investimeve, 2.lehtėsimi dhe nxitja e investimeve, 3. politika e taksave, 4.antikorrupsioni dhe integriteti i biznesit, 5.politikat e konkurencės, 6. politikat tregtare, 7.reforma rregullatore, 8. kapitali njerėzor dhe punėsimi

Dimensionet politike janė ndarė pėr analizė nė nėndimensione dhe vlerėsimi i tyre bėhet me indikatorė tė strukturuar nė 5 nivele nga mė i ulėti 1 deri tek mė i larti 5.

Politikat e investimeve

Politika e investimeve ėshtė njė nga dimensionet mė tė avancuara tė reformės politike nė vendet e Europės Juglindore. Ēdo vend ka krijuar njė regjim liberal pėr tėrheqjen e investimeve dhe siguron trajtim tė barabartė tė investitorėve tė huaj dhe vendas (trajtim kombėtar), garanton tė drejtėn kundėr shpronėsimeve dhe transferimin e lirė tė kapitalit.

Ēėshtje tė cilat kėrkojnė tė zgjidhen kanė tė bėjnė me tė drejtėn e pronės: regjistrim i vjetėruar i tokave dhe sigurim i hipotekave, rikthim i pasurive tė shtetėzuara dhe nė disa raste dhe e sė drejtės pėr blerjen e tokės. Gjthashtu duhet tė forcohet e drejta e pronėsisė intelektuale.

Politika e Investimeve ėshtė njė nga fushat ku Shqipėria konsiderohet me progresin mė tė lartė kundrejt vendeve tė rajonit duke u vlerėsuar nė nivelin e 4 pikėve.

Pronėsia mbi tokėn luan njė rol tė rėndėsishėm nė pėrcaktimin e cilėsisė sė mjedisit tė biznesit. Ajo ėshtė njė nga aspektet mė tė rėndėsishme qė njė investitor merr parasysh kur ai vendos tė nisė njė investim tė ri ose tė ruajė atė ekzistues.

Forcimi i sė drejtės sė pronėsisė intelektuale inkurajon investimet nė kėrkim dhe zhvillim, inovacion dhe transferim tė teknologjisė.

Shumė nga vendet e rajonit kanė njė kuadėr ligjor dhe institucione apo agjensi, por fuqizimi i tyre mbetet njė problem pėr tė gjitha kėto vende. Nė Shqipėri  ka mungesė kapacitetesh administrative pėr pronėsinė intelektuale. Gjithashtu ka mungesė tė gjykatave dhe gjyqtarėve tė specializuar pėr tė realizuar njė mbrojtje efikase tė kėsaj tė drejte.

Promovimi dhe lehtėsimi i investimeve

Shumė vende kanė pėrmirėsuar mjedisin e biznesit, por rajoni si i tėrė vuan nga njė imazh i dobėt. Zhvillimi i aftėsive pėr marketing dhe tė mėsuarit si tė promovohet rajoni si njė destinacion atraktiv pėr investimet e huaja, do tė jetė njė prioritet kyē pėr vitet e ardhshme.

Lehtėsimi dhe promovimi i investimeve pėrbėhet nga dy komponentė kryesor:

Strategjia e nxitjes dhe e lehtėsimit dhe agjensitė e nxitjes sė investimeve.

Elementėt kyē tė njė strategjie janė njė vizion strategjik i qartė pėr vendin, njė pėrcaktim i saktė “ku tė konkurrohet” duke pėrfshirė pėrmirėsimin e pėrgjithshėm tė ambjentit tė biznesit, pėrcaktimin e segmenteve tė ndryshėm tė konsumatorėve si dhe fokusimin nė sektorėt prioritare dhe nė ato gjeografik. Dhe “si tė konkurrohet” qė pėrfshin: aftėsitė e duhura, heqjen e barrierave tė sektorėve specifik, programe tė ndryshme bashkėpunimi dhe fushata marketingu dhe shitjeje.  

Njė agjensi nxitėse e investimeve ėshtė arma ekzekutive e strategjisė sė nxitjes sė investimeve. Ajo vepron si njė gjenerator i kėrkuar pėr ndėrtimin e imazhit, marketingut dhe shitjeve dhe si njė lehtėsues pėr investimet duke ndihmuar nė heqjen e barrierave tė sektorėve specific, shėrbime pėr licensat, certifikata, taksa specifike, regjistrim shoqėrish, leje banimi, leje ndėrtimi etj. 

Lidhur me promovimin e investimeve, vendet e rajonit janė nė nivel mė tė ulėt krahasuar me politikat e investimeve dhe Shqipėria shėnon nėn nivelin mesatar tė rajonit duke u vlerėsuar me 2.5 pikė.

Politika e taksave

Vendet e EJL (SEE) kanė adaptuar njė politikė taksash atraktive dhe njė kuadėr legjislativ me njė interes tė ulėt tė tatimit mbi fitimin qė renditet nga 9 deri 20%. Nė pėrgjithėsi ato implementojnė regjime amortizimi bujare, lejojnė kompanitė tė mbartin humbjet, nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare. Ato kanė ngritur njė rrjet tė gjerė marrėveshjesh pėr taksat, i cili po zgjerohet vazhdimisht.

Por administrimi i taksave nė rajon mbetet i dobėt. Agjensitė e tė ardhurave operojnė me staf dhe buxhet tė pamjaftueshėm. Ka njė raportim mbi njė numėr tė madh inspektimesh nga autoritetet e inspektimit. Procedurat e apelimit janė tė tejzgjatura dhe mjaft tė ngarkuara dhe rimbursim i TVSH merr mė shumė se 90 ditė.

Qeveritė taksojnė qytetarėt pėr tė arritur 2 objektiva:

Sė pari dhe mbi tė gjitha sistemi i taksave synon tė financojė tė mirat dhe shėrbimet themelore publike. Sė dyti ato synojnė nė rritjen ekonomike nėpėrmjet inkurajimit tė investimeve. Por qeveria duhet tė sigurojė qė barra e taksave tė mos ketė impakt negativ nė vendimet pėr investime si nga vendasit dhe tė huajt.

Taksapaguesit dhe veēanėrisht firmat kanė tė njėjtat dilema- ato janė pėrfituesit e tė mirave dhe shėrbimeve publike siē janė njė sistem i shėndoshė arsimi, sigurie dhe i njė mjedisi tė qėndrueshėm makroekonomik. Nga ana tjeter ata janė tė interesuar pėr maksimizimin e fitimeve pas pagimit tė taksave, qė tė jenė tė aftė tė konkurojnė nė njė botė gjithnjė e mė shumė tė globalizuar. Nė kėtė situatė taksat me tė vertetė po bėhen shumė mė tė rėndėsishme pėr firmat. Kėtij arsyetimi i shtohet dhe fakti tjetėr qė barrierat e tjera qė hasin FDI po reduktohen gjithnjė e mė shumė, kėshtu fokusi pėrqėndrohet nė zvogėlimin e barrės sė taksave.

Pėr tė ruajtur kėtė balancė midis sigurimit tė tė mirave dhe shėrbimeve publike dhe minimizimit tė barrės sė taksave, qeveritė duhet qė sė pari tė implementojnė njė politikė taksash tė fuqishme, me njė legjislacion nė linjė me standardet ndėrkombėtare dhe tė OECD dhe hapi tjetėr i rėndėsishėm, tė sigurohen qė politika dhe legjislacioni janė tė implementuar nė mėnyrė transparente dhe konsekuente nėpėrmjet njė administrate kompetente tė taksave dhe qė ato nuk janė subjekt i interpretimit arbitrar nga zyrtarė tė veēantė.

Nė fushėn e politikave tė taksave Shqipėria vlerėsohet me 2,75 pikė.

Antikorrupsioni dhe integriteti i Biznesit

Antikorrupsioni dhe integriteti i biznesit ėshtė njė nga dimensionet politike mė tė dobėta tė vendeve tė Europės Juglindore. Ndėrsa ekzistojnė ligje dhe institucione pėr luftėn kundėr korruspionit, pak ėshtė bėrė pėr zbatimin dhe fuqizimin e tyre. Ka pak hetime, ndjekje apo dėnime pėr akuzat e korrupsionit. Korrupsioni nė taksa dhe dogana ėshtė reduktuar nga procedura administrative efektive, por konflikti i interesave nė shėrbimin civil dhe prokurimet publike mbeten problem. Rritja e transparencės nėpėrmjet monitorimit dhe konsultimeve publike e private do tė ndihmojė tė pastrohet sistemi dhe tė pėrmirėsohet imazhi i rajonit.

Korrupsioni mund tė pėrkufizohet si shpėrdorim i fuqisė sė besimit pėr interesa private. Ai ėshtė njė kufizim madhor nė tė bėrit biznes nė vendet nė tranzicion. Eksperienca konfirmon qė niveli i lartė i korrupsionit dėmton qarkullimin e kapitalit, nivelin e investimeve dhe rritjen ekonomike.

Nga tė gjithė treguesit, korrupsioni ėshtė njė problem serioz nė vendet e Europės Juglindore. Niveli i perceptimit tė tij ėshtė i lartė. Nga 159 vende tė pėrfshira nė Indeksin e Perceptimit tė Korrupsionit pėr vitin 2005, vendet e rajonit renditen nga vendi 55 nė 126 dhe nuk ka ndonjė pėrmirėsim krahasuar me vitin 2003. Vendet e rajonit janė angazhuar tė adoptojnė instrumenta ndėrkombėtare antikorrupsion, tė fuqizojnė legjislacionin kombėtar, promovojnė integritetin e biznesit dhe njė shoqėri civile aktive nė luftėn kundėr korrupsionit e cila ėshtė e organizuar nė 4 elemente kyē:

Strategjia dhe plani i veprimit antikorrupsion

Adoptimi i kuadrit ligjor dhe i konventave ndėrkombėtare

Promovimi i qeverisjes sė mirė dhe administratės publike

Transparenca politike, monitorimi dhe komunikimi

Strategjia antikorrupsion dhe plani i veprimit janė mjete tė dobishme pėr tė identifikuar masat, planin e reformave dhe alokuar burimet. Sidoqoftė vetėm njė strategji nuk jep rezultatet e dėshiruara pa vullnet politik.

Adoptimi i kuadrit ligjor dhe i konventave ndėrkombėtare. Vendet e rajonit kanė nėnshkruar konventat kryesore ndėrkombtare dhe ato tė Kėshillit tė Europės.

Promovimi i qeverisjes sė mirė dhe administratės publike pėrqėndrohet nė katėr fusha kryesore tė cilat janė: zhvillimi i politikės sė konfliktit tė interesit nė shėrbimin civil, masat antikorrupsion nė prokurimet publike, masat antikorrupsion nė administratėn doganore dhe masat antikorrupsion nė administratėn e taksave.

Nė kėtė fushė, Shqipėria renditet e treta ndėr vendet e rajonit me 3,5 pikė.

Politikat e Konkurrencės

Nė pėrgjithėsi, politika e konkurrencės nė vendet e rajonit ėshtė akoma nė fazat e hershme tė zhvillimit. Autoritetet e konkurrencės nė tė gjithė rajonin duhet tė fuqizohen si nga ana  e burimeve tė financimit dhe ato tė kapaciteteve njerėzore dhe ekspertizės. Nė disa vende ato nuk janė tė pavarura apo nuk kanė fuqi sanksionuese.

Politika e konkurrencės ėshtė njė nga blloqet e ndėrtimit tė njė ambienti ekonomik tė shėndoshė. Kur ajo ėshtė e mirėformuluar dhe implementohet, krijon njė ambient tė qėndrueshėm dhe transparent tė ekonomisė pėr investitorėt dhe siguron qė ndėrveprimi midis aktorėve ekonomikė tė jetė eficent dhe mbarėvajtja maksimale.

Konkurrenca nė treg  mbron interesat e konsumatorėve dhe mbėshtet konkurrueshmėrinė. Politika e konkurrencės synon tė sigurojė qė konkurrenca nuk ėshtė e kufizuar  nga praktikat e firmave ose autoriteteve kombėtare, tė parandalojė firmat nga shfrytėzimi jo i drejtė i fuqisė sė tyre nė treg ndaj kompanive mė tė dobėt dhe tė parandalojė autoritetet shtetėrore nga shtrembėrimi i konkurrencės.

Politika tregtare

Vendet e rajonit janė mirėintegruar nė sistemin global tė marrėveshjeve tregtare. Pothuaj tė gjitha vendet janė anėtare tė OBT-sė dhe pothuaj tė gjitha pėrfitojnė nga aksesi i pakufizuar nė tregun europian pėrmes Masave Tregtare Autonome, Marrėveshjeve tė Stabilizim Asociimit dhe Marrėveshjeve Europiane. Nė nivel rajonal kemi njė rrjet MTL bilaterale. Pengesat kryesore tregtare pėr rajonin janė barrierat jotarifore, veēanėrisht ato standardet teknike, sanitare - fitosanitare si dhe procedura tė ngarkuara doganore.

Tregtia ėshtė njė mekanizėm i rėndėsishėm pėr gjenerimin e rritjes kombėtare dhe prosperitetit. Ajo ėshtė veēanėrisht e rėndėsishme sepse i jep akses ndėrmarrjeve vendase nė tregun botėror si dhe konsumatorėve shumėllojshmėri nė zgjedhjen e produkteve me ēmime konkurruese.

Ekziston njė lidhje pozitive midis tregtisė dhe investimeve qė sjell rritje dhe punėsim. Tregtia mund tė bashkėveprojė me FDI pėr rritjen e konkurrueshmėrisė sė eksporteve vendase pėrmes transferimit tė dijeve dhe teknologjisė.

Nė fushėn e politikave tregtare Shqipėria renditet e treta ndėr vendet e rajonit me 3,5 pikė.

Reforma rregullatore

Reforma regullatore ėshtė padyshim njė nga sfidat mė tė mėdha tė rajonit. Vendet e rajonit kanė hartuar dhe po implementojnė strategji pėr reformėn rregullatore dhe kanė ngritur organet pėrkatėse. Por shumė nga kėto organe janė nėn kapacitetin e duhur dhe me shumė pak fuqi pėr tė ndėrhyrė nė hartimin dhe ndryshimin e ligjeve. RIA (Analiza e impaktit rregullator) ėshtė nė fazat fillestare dhe rallė i pėrdorur pėr pėrmirėsimin e ligjeve. Ky ėshtė njė problem kyē pasi shumė vende kėrkohet tė adaptojnė shpejt rregulloret e BE dhe t’i pėrputhin me acquis communitaire.

Barra e vogėl rregullatore pėr qytetarėt dhe qeveritė nxit njė zhvillim tė qėndrueshėm ekonomik. Rregulla tė cilėsisė sė lartė ju sigurojnė qeverive instrumentet politike pėr tė arritur objektiva sociale dhe ambientale duke kombinuar mirė interesat publike me ato private nė treg.

Reforma tė cilat ulin barrierat e biznesit dhe rrisin transparencėn e sistemit rregullator, mbėshtesin sipėrmarrjen, hyrjen nė treg dhe rritjen ekonomike qė si rezultat tėrheqin investime tė huaja dhe vendase.

Reforma Rregullatore ėshtė njė nga fushat ku Shqipėria konsiderohet me progres tė konsiderueshėm duke u vlerėsuar nė nivelin e 3 pikėve.

Kapitali njerėzor

Ēėshtja kryesore e kapitalit njerėzor nė vendet e Europės Juglindore ėshtė njė sasi e kufizuar aftėsish relevante pėr biznesin. Ndėrsa shumė vende kanė zhvilluar strategji formale pėr arsimimin, implementimi ėshtė i ngadalshėm dhe disa nga kėto nuk janė ato qė kėrkon biznesi. 

Njerėzit janė kapitali mė i rėndėsishėm i ēdo vendi. Njerėzit nxisin rritjen ekonomike, inovacionin dhe investimet. Cilėsia dhe fleksibiliteti i forcės sė punės ėshtė njė nga faktorėt kryesorė qė influencojnė vendimet pėr investimet nga investitorėt e huaj.

Pėr tė lexuar tė plotė raportin klikoni kėtu.







 

PROGRAMI I MINISTRISE

INFORMACIONE TE TJERA