|
Dritan Prifti: Bankat tė mbėshtesin projektet koncesionare pėr HEC-et. 04.02.2010
Financoni projektet e energjisė sė rinovueshme. Shqipėria ka burime pa
fund. Suksesi i investimit ėshtė i garantuar
Ministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės Dritan Prifti ka kėrkuar dje
nga bankat qė tė kreditojnė kompanitė koncesionare nė fushėn e energjisė sė
rinovueshme. Zoti Prifti e bėri kėtė deklaratė gjatė njė takimi qė bėri me
pėrfaqėsues tė bankave nė Shqipėri, ku ai ka paraqitur gjendjen e
koncesioneve nė vend dhe problemet qė hasin kompanitė me mungesėn e
financimit nėpėrmjet kredive. Falėnderoj tė gjithė pjesėmarrėsit pėr
vėmendjen qė kanė treguar pėr kėtė aktivitet dhe pėr prezencėn e tyre. Ėshtė
njė takim qė ne si ministri e ekonomisė e menduam qė ta kishim si njė
tavolinė pune, pėr tiu dhėnė infomacion pėr zhvillimet e koncesioneve nė
vend dhe pastaj pėr tė marrė dhe pėr tė shkėmbyer mendime me njėri-tjetrin
pėr mundėsitė e financimit nga sistemi bankar apo nga institucionet
financiare ndėrkombėtare tė koncesioneve nė vend, tha nė fillim ministri i
METE-s.
Zoti Prifti i bėri njė apel direkt bankave qė tė mbėshtesin investimet nė
koncesionet e hidrocentraleve, sepse kuadri ligjor ėshtė pėrmirėsuar dhe
suksesi ėshtė i garantuar, pasi ka shumė resurse. Mendoj qė ligjėrisht tė
gjitha garancitė ose le tė themi garancitė kryesore janė pėr bankat apo pėr
institucionet ndėrkombėtare financiare pėr tė kredituar koncesionet nė
fushėn e energjetikės. Akoma mund tė kenė mbetur disa probleme pa u
zgjidhur, mbase problemet e pronėsisė nė ndonjė rast ose ndonjė problem
tjetėr. Por mendoj se frika e sistemit bankar pėr tė mos u pėrfshirė nė
investime e financime tė sistemit energjetik dhe sidomos nė hidrocentrale
ėshtė e pajustifikueshme, theksoi ministri Prifti. Kjo lloj stepjeje dhe kjo
lloj sjelljeje unė mendoj se ėshtė e pajustifikueshme pasi kuadri ligjor
ekziston dhe garancitė ekzistojnė. Unė do ju ftoja ta shikoni mė me
precedencė investimet e kėtij lloji. Ėshtė energji e rinovueshme. Ne jemi
duke ecur nė anėtarėsimin e plotė nė Bashkimin Evropian. Ata qė janė
pėrfaqėsues tė BE-sė e dinė shumė mirė qė nė BE kanė direktiva shumė tė
qarta pėr stimulimin e energjisė sė rinovueshme. Ėshtė njė shans i madh tė
investosh nė kėtė fushė nė Shqipėri. Projektet dhe shanset pėr tė investuar
nė kėtė lloj projektesh nė Evropė janė tė pakta, sepse janė ezauruar
burimet. Ndaj dhe Shqipėria ofron mundėsi tė jashtėzakonshme qė nė Evropė
janė tė ezauruara. Kėto janė mundėsi qė duhet tė mbėshteten nga sistemi
bankar nė Shqipėri por edhe nga institucione ndėrkombėtare. Ka projekte tė
vogla qė janė mbėshtetur nga BERZH-i apo banka tė tjera tė huaja. Por unė do
tė dėshiroja qė ky takim tė jetė njė nxitje mė shumė pėr tė financuar nė
kėtė sektor, vazhdoi fjalėn e tij ministri.
Nė tė gjitha koncesionet parashikohet njė investim deri nė 1.9 miliard euro,
sipas ministrit. Tė gjitha kėto qė janė dhėnė, pėrfshirė edhe koncesionet mė
tė mėdha si ai i Devollit, nga tė cilat 10 % e kėsaj shume janė investuar
deri mė sot. Rreth 190 milionė euro janė investuar deri tani nė koncesionet
nė energjetikė. I gjithė kapaciteti i tė gjitha lejeve koncesionare qė janė
dhėnė pėr hidrocentrale ėshtė 820 megavat. Pavarėsisht se janė 263 HEC-e tė
dhėna me koncesion, shumica janė tė vogla, 820 megavat ėshtė i gjithė
kapaciteti i instaluar dhe nga kjo pėrfiton sistemimi ynė energjetik.
Pėrafėrsisht llogaritet 3 miliard kv/h nė vit mė shumė pritet tė hidhet nė
treg. Gjatė procesit tė intervistimit tė gjithė koncesionarėve ka dalė njė
problematikė dhe duke qenė se problematika kryesore qė doli nga ky proces
ishte mungesa e financimit tė kėtyre veprave nga sistemi bankar nė vend, unė
mendova qė diskutimin nė radhė tė parė me ju dhe mė pas me institucionet e
tjera financiare ndėrkombėtare, mund tė jetė ēelėsi i suksesit tonė nė tė
ardhmen, shtoi z. Prifti
Ministri i METE-s e vuri theksin te ndryshimet e bėra nė kuadrin ligjor.
Janė bėrė shumė pėrmirėsime nė kuadrin ligjor pėr koncesionet. Nė qoftė se
njė vit mė parė nė njė tryezė pothuajse si kjo e organizuar po nga ministria
e ekonomisė, nxori dy probleme, mungesėn e asaj qė quhet step in right pėr
bankat kur financojnė koncesionet, kjo sot ėshtė kthyer nė ligj. Janė bėrė
ndryshimet nė ligjin pėr koncesionet, kur bankat e kanė tė drejtėn pėr ta
marrė kėtė koncesion dhe pėr ta menaxhuar vetė ose pėr ta kaluar dikujt
tjetėr nė menaxhim nėse bllokohet financimi. Kjo ishte njė nga ēėshtjet qė
ėshtė ngritur nė tryezėn e viti tė kaluar dhe ne e kemi realizuar kėtė
nėpėrmjet ligjit, tha Prifti. Njė shqetėsim tjetėr para njė viti ishte
tarifa afatgjatė e garantuar pėr koncesionarėt. Pra tė ketė njė tarifė tė
ditur pėr 10-15 vjet, ku edhe kredituesi tė ketė garanci pėr investimin e
vet. Edhe kjo pothuajse ėshtė realizuar pėr hidrocentralet deri nė 15
megavat. Enti Rregullator i Energjisė sot ka tė drejtėn tė ofrojė kontrata
dhe tė japė garanci pėr vlerėn e energjisė deri nė 15 vjet. Kurse pėr
hidrocentralet qė janė mbi 15 megavat praktika qė ėshtė ndjekur nga qeveria,
tė paktėn pėr ato qė janė tė mėdha, koncesioni ka kaluar nė parlament dhe
parlamenti ka fiksuar njė ēmim afatgjatė pėr koncesionarin. Pra edhe ky
shqetėsim ėshtė zgjidhur. Ne nė fakt kemi pėrfunduar draftin pėrfundimtar tė
ligjit tė ri pėr energji tė rinovueshme. Pėr pak ditė ky draft, qė sigurisht
ėshtė bėrė me konsulencė ndėrkombėtare dhe e kemi dėrguar nė sekretariatin e
energjisė nė Vjenė pėr tė marrė mendime, kemi marrė mendime pozitive, vijoi
kreu i energjetikės. Sė shpejti do ta qarkullojmė pėr mendim dhe nė aktorė
dhe faktorė tė tjerė, nė grupe tė tjera tė interesit dhe ministrisė e tjera
tė linjės dhe pastaj do ta dėrgojmė nė qeveri. Nė kėtė ligj, ato qė sot janė
tė garantuar nėpėrmjet akteve tė tjera nėnligjore, do tė fiksohet periudha e
kėsaj tarife tė subvencionuar dhe tė garantuar pėr 15 vjet do tė jetė e
fiksuar nė kėtė ligj dhe besoj do tė jetė njė garanci mė shumė pėr
financuesit e kėtyre projekteve, pėrfundoi ministri i Ekonomisė, Tregtisė
dhe Energjetikės, Dritan Prifti.
Ndėrkaq, ministri i METE-s, Dritan Prifti paraqiti edhe konkluzionet e
grupit tė punės tė ngritur prej tij nė ministri pėr kontrollimin e
koncesioneve nė vend. U nxita pėr kėtė takim, pasi patėm nė njė periudhė
prej 2 muajsh nė ministri. Ka pasur disa grupe pune pėr tė kontrolluar tė
gjitha koncesionet qė janė dhėnė nga kjo ministri gjatė kėsaj periudhe. Pasi
kam marrė pastaj njė raport pėrfundimtar, pothuajse 4 libra raport nga
grupet e punės, kemi evidentuar njė problematikė tė caktuar tė koncesioneve,
tė cilėn bashkė me stafin e ministrisė menduan qė ta diskutojmė nė
njėri-tjetrin pėr tė pasur mundėsi ti japim njė shtysė tė madhe investimeve
nė koncesione, sidomos investime nė koncesione nė prodhim energjie me
hidrocentrale, theksoi ministri duke vijuar. Janė rreth 100 koncesione qė
janė dhėnė gjithsej nė Shqipėri, koncesione tė cilat nė fakt nė shumicėn e
tyre kanė pasur njė sukses tė dukshėm. Qė nga koncesioni i aeroportit, qė nė
fakt i ka ndėrruar pamjen atij aeroporti e deri te koncesioni i Petroliferės
apo i Porto Romanos e deri te mė tė mėdha dhe mė tė vogla nė hidrocentrale,
nė miniera apo nė fusha tė tjera. Ndėrkaq, ministri i METE-s Prifti tha se
deri tani nė Shqipėri janė investuar nė koncesione rreth 2 miliard euro, qė
nga koha kur janė filluar tė jepen kėto koncesione. Nėse do tė
pėrqendrohemi nė disa tė dhėna qė nė koncesionet qė mbulon ministria e
ekonomisė, ne kemi dhėnė tė paktėn nė fushėn e energjetikės rreth 90
koncesione, 14 tė tjera janė nė proces, gjithsej janė 263 hidrocentrale,
sepse ndonjėherė njė koncesion ka brenda mė shumė se sa 1 apo 2
hidrocentrale, shtoi Prifti. Nga 90, 57 prej tyre janė pėr hidrocentrale tė
vogla, mė pak se 5 megavat kapacitet tė instaluar prodhues, 21 janė deri nė
10 megavat. Pra, nga 90, 78 janė mė pak se sa 10 megavat, shumica e
koncesioneve tė dhėna nga METE janė pėr hidrocentrale tė vogla. 22 tė tjerė
janė deri nė 50 megavat. Nga 57 koncensione janė tė planifikuara edhe 103
milion euro investime. Deri nė 10 megavat janė 21 dhe janė 129 milionė euro
investime tė pritshme. 358 milion euro priten pėr hidrocentralet e tjera qė
janė deri nė 50 megavat. 26 hidrocentrale sot prodhojnė energjik elektrike
si rrjedhojė e kėtyre koncesioneve dhe janė tė suksesshėm, ndėrsa 18 janė nė
ndėrtim. Janė rreth 44 koncesione nga kontrolli ynė mė i imėt, kontrolli
ėshtė bėrė shumė i detajuar me intervista personale me ēdo koncesionar.
Kontroll i dosjeve monitorim i punimeve. Nė fakt, ėshtė shumė mė i
suksesshėm procesi i koncensioneve me hidrocentralet nga sa ėshtė perceptuar
deri tani. Nėse janė 26 qė prodhojnė dhe 18 nė ndėrtim e sipėr, tė cilat
pėrfundojnė nė njė periudhė tė shkurtėr, 44 nga 90 koncesione janė tė
suksesshėm dhe ky ėshtė njė raport i mirė nga sa ėshtė perceptuar pėr
efektivitetin e tyre, deklaroi zoti Prifti.
|