E Merkure, 08 Shtator 2010

KERKO


E-Mail:
Veprimi:
Pse te regjistrohem?


 
Lidhje te Dobishme
Kuvendi i Shqiperise
Presidenti i Republikes
Keshilli Ministrave
Ministria e Puneve te Jashtme
Ministria e Financave
Ministria e Integrimit Europian
Kontrollit te Larte te Shtetit
Prokuroria e Pergjithshme
Albtelekom
KESH

Home Page i Juaj

Shto tek Favoritet


VIZITORE

Ministri i Ekonomisė, Tregtisė e Energjetikės shpjegon tė mirat qė vijnė nga privatizimi i aseteve shtetėrore

06.03.2010
Prifti: Kompanitė shqiptare kanė prioritet nė procesin e privatizimit.



“Ne na intereson t’i blejė biznesi shqiptar kėto prona. Parashikojmė 100 mln euro kontribut pėr buxhetin e shtetit”

Ministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, z. Dritan Prifti ka deklaruar se ēdo pronė shtetėrore, me pėrjashtim tė HEC-eve nė kaskadėn e Drinit, shkollave dhe spitaleve, do tė privatizohet. Ministri u shpreh gjatė njė konference pėr shtyp, se tashmė ėshtė ngritur grupi i punės pėr tė vendosur cilat do tė jenė asetet qė do tė privatizohen. “Ēdo pronė shtetėrore do t'i nėnshtrohet privatizimit me pėrjashtim tė tre hidrocentraleve tė mėdha mbi kaskadėn e Drinit, si dhe objekteve qė shėrbejnė nė sektorin e shėndetėsisė dhe arsimit”. Por, mė e rėndėsishmja nė atė qė pėrmendi ministri Prifti ishte se avantazh nė privatizimin e kėtyre ndėrmarrjeve do tė kenė firmat dhe subjektet shqiptare pastaj ato tė huaja. “Ėshtė ngritur njė grup i posaēėm pune nė drejtimin e kryeministrit Berisha pėr tė mbledhur informacione qė dorėzohen nė METE pėr tė gjitha asetet, ndėrmarrjet, qė duhet tė hyjnė nė proces privatizimi”, u shpreh ministri Prifti.

Sipas tij, nė procesin e privatizimit janė mobilizuar 100 persona. “Kemi mobilizuar 100 persona qė do tė pėrfshihen nė kėtė proces, qė do tė merren me vlerėsimin e pronave dhe mbėshtetjes tė tė gjithė procedurės sė privatizimit. Direktiva ėshtė pėr tė privatizuar ēdo pronė shtetėrore me pėrjashtim tė HEC-eve tė kaskadės sė Drinit, tė shėndetėsisė e arsimit”, ka vlerėsuar mė tej kreu i ekonomisė shqiptare. Ndėrkohė, ministri Prifti pohoi se aksionet, ndėrmarrjet shtetėrore, asetet dhe pronat do tė vihen nė proces privatizimi qė shteti dhe qeveria tė kursejė mė shumė nga shpenzimet e veta. “Ne parashikojmė 100 milionė euro kontribut pėr buxhetin e shtetit nga privatizimi. Tashmė ka mbetur privatizimi i pjesė sė mbetur tė ALBTELEKOM dhe ARMO-s, po ashtu ėshtė ngritur edhe njė grup pune pėr privatizim e INSIG-ut”, nėnvizoi Prifti. Ministri i ka bėrė apel biznesit shqiptar qė tė pėrfshihet nė privatizim. “Ne jemi tė interesuar qė biznesi shqiptar tė pėrfshihet nė privatizim”, shtoi ai. Ndėr tė tjera, ministri i METE-s tha se do tė privatizohen 450 reparte ushtarake, pasi nuk pėrdoren mė nga Ministria e Mbrojtjes.

Qeveria pritet tė arkėtojė nga privatizimet nė kėtė vit rreth 100 milionė euro. “Direktiva ėshtė pėr tė privatizuar pothuajse ēdo gjė. Kemi filluar procesin e privatizimit tė pjesės sė mbetur tė Albtelekomit. Po fillojmė procesin e privatizimit tė pjesės sė mbetur tė ARMO-s. Kemi filluar procesin e pėrzgjedhjes sė konsulentėve ndėrkombėtarė pėr privatizimin e Albpetrol-it. Ėshtė ngritur njė grup i posaēėm pune ndėrministror pėr privatizimin e INSIG-ut. Kemi me dhjetėra ndėrmarrje, fabrika apo uzina qė sot janė nė procese likuidimi. Por nė tė njėjtėn kohė, ne parashikojmė tė shkojnė nė kėtė vit tė paktėn nė 100 milionė euro kontribut pėr buxhetin e shtetit nga procesi i privatizimit”, u shpreh ministri Prifti. Kreu i dikasterit tė ekonomisė, i cili do tė menaxhojė procesin, ka ftuar sipėrmarrėsit shqiptarė tė bėhen pjesė e kėtij privatizimi dhe ka specifikuar tė drejtėn e pronarėve pėr parablerje. “Unė do t'i bėj thirrje tė gjithė atyre qė kanė dėshirė tė pėrfshihen nė blerjen e kėtyre pasurive. Mbi tė gjitha, ne do tė na interesonte t'i blinin shqiptarėt, biznesi shqiptar, investitorėt shqiptarė. Pronarėt kanė tė drejtėn e parablerjes, kur njė pronė shtetėrore ka qenė pronė e tyre ose toka ka qenė pronė e tyre. Atėherė, ata kanė tė drejtėn e parablerjes dhe nė kėtė rast nuk ka konkurrim. Edhe nė rastet kur prona shtetėrore ėshtė e marrė me qira nga njė subjekt apo nga njė individ nėse ėshtė investuar mė shumė se 150% e vlerės sė objektit nga qiramarrėsi, atėherė blerja e saj do tė jetė pa konkurrim”, pėrfundoi ministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, Dritan Prifti.

Procesi i vlerėsimit tė pronave do tė bėhet nga Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, ndėrkohė ankandet e shitjeve do tė realizohen nga Ministria e Financave. Shitja e tyre, sipas zyrtarėve tė Ministrisė sė Financave, do t’u nėnshtrohet njė sėrė procedurave. Nė kėtė mėnyrė, pėr tė gjitha ato raste, kur konfirmohet se objekti ndodhet nė truallin e subjekteve tė shpronėsuara, shitja bėhet pa ankand dhe subjektet e shpronėsuara tė truallit, nė zbatim tė Ligjit nr. 9235, datė 29.7.2004, “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronės”, tė ndryshuar, kanė tė drejtėn e parablerjes sė objektit me vlerėn fillestare. Nė ankandet pėr shitjen e pasurive tė shoqėrive nė likuidim e sipėr nuk zbatohet e drejta e parablerjes pėr ish-pronarėt e truallit. Ata marrin pjesė nė ankand si tė gjithė tė tjerėt. Nė rastet e shpalljes fitues, ish-pronarėve u zbritet vlera e truallit, e njohur apo e kthyer, me vendim tė Komisionit tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, e vlerėsuar me ēmimet e hartės sė vlerės sė truallit, miratuar nga Kėshilli i Ministrave.

Tė gjithė investitorėt e huaj apo edhe ata shqiptarė qė do tė futen nė procesin e privatizimit tė ndėrmarrjeve apo objekteve shtetėrore do tė mund tė marrin informacion nėpėrmjet internetit. Duke pasur parasysh se viti 2010 do tė jetė viti i privatizimeve, ėshtė ngritur njė grup pune, i cili po bėn rivlerėsimin e tė gjitha aseteve qė parashikohet tė hyjnė nė kėtė proces. Krahas kėsaj pune, ėshtė vendosur edhe procedura se si do tė njihen investitorėt me kompanitė dhe objektet qė do tė futen nė privatizim. Kėshtu, sipas kėsaj procedure, tė gjitha materialet pėr kėto kompani do tė hidhen nė faqen e Ministrisė sė Ekonomisė, ku do tė jenė tė hapura pėr publikun. Pėr objektet shtetėrore pėrveē tė dhėnave bazė qė kanė tė bėjnė me vendndodhjen, ēmimin apo sipėrfaqen do tė ketė edhe disa fotografi qė do tė mund t'u krijojnė personave tė interesuar idenė e qartė pėr kėtė ndėrtim si dhe vlerėn e tij. Pėr sa i pėrket ndėrmarrjeve shtetėrore do tė ketė tė dhėna mė tė detajuara qė kanė tė bėjnė me numrin e punonjėsve, bilancin e tyre apo dhe me fitimet qė kanė pasur nė vite. Sipas parashikimeve tė Ministrisė sė Financave, gjatė kėtij viti qeveria do tė nxjerrė nė shitje edhe 24 pėrqind tė aksioneve shtetėrore tė mbetura nė Operatorin e Sistemit tė Shpėrndarjes, 25 pėrqind tė aksioneve tė Albtelekomit, si dhe 15 pėrqind tė aksioneve nė kompaninė ARMO. Ndėrkohė, njė ndėr objektivat kryesore pėr kėtė vit do tė vazhdojė tė mbetet privatizimi i kompanisė sė sigurimeve INSIG.

Tashmė, qeveria shqiptare e ka vendosur si objektiv kryesor realizimin e privatizimeve tė tė gjitha aksioneve shtetėrore dhe pritet qė brenda tremujorit tė parė tė fillojė ky proces. Me anė tė kėsaj strategjie, qeveria shqiptare do tė heqė dorė nga kėto kompani dhe vėmendja e saj do tė pėrqendrohet nė vėnien nė efiēencė tė sektorėve tė tjerė, siē janė hekurudhat apo edhe sektorėt e shėrbimeve. Nga ana tjetėr, tė ardhurat qė do tė pėrfitohen prej kėtij procesi mendohet tė kalojnė pėr investimet publike dhe kryesisht pėr infrastrukturėn. Gjithashtu, pritet qė njė pjesė e kėtyre parave tė kalojnė pėr fondin e kompensimit financiar tė subjekteve tė shpronėsuara, i cili pritet tė pėsojė sėrish rritje nė vitin e ardhshėm.

Procedurat e publikimit fillojnė pasi tė jenė dorėzuar nė Drejtorinė e Administrimit dhe Shitjes sė Pronave Publike, nė Ministrinė e Financave, dokumentet e vlerėsimit tė objektit. Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes sė Pronave Publike, nė Ministrinė e Financave, e pranon dosjen e objektit, nėse pėr kėtė objekt ka dokumentacion tė rregullt, i cili u ka kaluar strukturave pėrkatėse, tė pėrcaktuara nė kėtė vendim. Nė tė kundėrt kėrkohet plotėsimi i dokumentacionit. Nga ana tjetėr, vlera e fillimit tė ankandit ėshtė VAM-i, i pėrcaktuar sipas kreut II, tė kėtij vendimi (mjete kryesore + mjete xhiroje + vlera e truallit). Ankandi zhvillohet vetėm pėr vlerėn e mjeteve kryesore, vlerėn e truallit, si dhe vlera e mjeteve tė xhiros shtohet sipas inventarit fizik, nė ēastin e dorėzimit tė objektit. Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes sė Pronave Publike, nė Ministrinė e Financave, pasi ka pranuar dokumentet e vlerėsimit tė objektit, ndėrmerr hapat pėrkatėse pėr publikimin e tij pėr privatizim, si mė poshtė vijon: Periudha e botimit zgjat 21 ditė nga data e botimit tė parė dhe bėhet nė ēdo botim tė Buletinit tė Njoftimeve Publike, brenda kėtij afati. Dita e parė e botimit ėshtė data e pėrcaktuar nė njoftimin, qė Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes sė Pronave Publike, nė Ministrinė e Financave, dėrgon pėr botim. Brenda kėtij afati, ky njoftim botohet edhe nė njė gazetė, me qarkullim kombėtar.
Plani Integruar METE
Objektivat METE '09
Realizimi METE '08
NJOFTIM SHTYPI
30/08/2010
26.08.2010 Ministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, z. Dritan Prifti inspekton...

21/08/2010
20.08.2010 Ministri z. Dritan Prifti inspekton investimet nė HEC-in e...

16/08/2010
16.08.2010 Konferencė pėr shtyp e ministrit tė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, z....

NJOFTIME
Produkte Hidrokarbure
Projekti Devolli
Projekti Skavica
Prokurime Publike
Privatizime
Vende vakante
Ndihma Shteterore
Produkte tė Rrezikshme
Mbrojtja Konsumatorit
Koncesione
Shprehje Interesi
Ankand
LICENSIMI
Databaze
Si te marresh nje license
Formulare licensimi
PUBLIKIME
AUDITIME
BUXHETI
Proc.Stab. Asociimit

 © 2005 Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes. All rights reserved Powered By WebPhotoPro