E Merkure, 08 Shtator 2010

KERKO


E-Mail:
Veprimi:
Pse te regjistrohem?


 
Lidhje te Dobishme
Kuvendi i Shqiperise
Presidenti i Republikes
Keshilli Ministrave
Ministria e Puneve te Jashtme
Ministria e Financave
Ministria e Integrimit Europian
Kontrollit te Larte te Shtetit
Prokuroria e Pergjithshme
Albtelekom
KESH

Home Page i Juaj

Shto tek Favoritet


VIZITORE

Ministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės z. Prifti e cilėson bashkėpunimin me“VERBUND” njė histori suksesi

03.03.2010
Pėrfaqėsuesi i kompanisė austriake e konsideron tė shkėlqyer klimėn pėr tė bėrė biznes nė Shqipėri



Brenda muajit mars do tė nisin punimet pėr ndėrtimin e hidrocentralit tė Ashtės, me fuqi prej mė se 57 MW, i cili parashikohet tė pėrfundojė nė 3-mujorin e fundit tė vitit 2012. Lajmi ėshtė bėrė publik me dt 3 Mars 2010 nė Tiranė nga drejtuesit e kompanisė “Verbund”, dhe ministri i Ekonomisė Tregtisė dhe Energjetikės, z. Dritan Prifti, i cili theksoi se projekti i Ashtės ėshtė ndėr mė tė fuqishmit qė po ndėrtohet nė Shqipėri, ndėrsa investimi ėshtė jo vetėm mė i rėndėsishmi, por edhe mė i madhi. Sipas ministrit tė Ekonomisė, ndėrtimi i kėtij projekti energjetik do t’i sjellė vendit njė sasi shtesė energjie prej 57 megavatėsh, gjė qė do tė ulė dhe nivelin e importeve. Nė njė konferencė pėr shtyp nė hotel “Rogner” drejtues tė kėsaj kompanie si dhe ministri i Ekonomisė Tregtisė dhe Energjetikės, z. Dritan Prifti njoftuan nisjen e punimeve pėr ndėrtimin e kėtij HEC-i njė investim ky prej rreth 200 milionė euro dhe qė pritet tė punėsojė mbi 300 punėtorė shqiptarė.

Sipas ministrit Prifti, duke e vlerėsuar si histori suksesi bashkėpunimin me kėtė kompani tha se kompania Verbund e konsideron si tė shkėlqyer klimėn pėr tė bėrė biznes nė Shqipėri.

Ministri Prifti u ndal edhe nė ecurinė e koncesioneve tė tjera nė vend. “Nga 50 koncesione tė dhėna vitet e fundit 34 prej tyre janė nė proces pune dhe po kontribuojnė pozitivisht nė rritjen ekonomike tė vendit ashtu si edhe nė eliminimin e varėsisė nga importi”, tha Prifti. “Kompania Verbund, u shpreh Prifti, ka shprehur interes edhe pėr koncesione tė tjera nė fushėn energjetike”. Ai e ftoi kompaninė Verbund tė marrė pjesė edhe nė tenderėt e tjerė qė sipas tij shumė shpejt do tė shpallen nga METE siē ėshtė ai i ndėrtimit tė HEC-eve mbi lumin Vjosa, Osum, etj.



Ndėrkohė, anėtari i bordit tė menaxhimit tė Verbundit dhe pėrgjegjės pėr projektin, Kristian Kern tha se dinamika e Shqipėrisė ėshtė mbresėlėnėse dhe se po vendosen standarde tė reja nė lidhje me kohėn dhe ritmin e bashkėpunimit me investitorėt. “HEC-i i Ashtės, ndėrkohė edhe HEC-i mė i madh nė botė ku ėshtė pėrdorur teknologjia HYDROMATRIX, pritet tė sigurojė furnizimin me energji tė sistemit energjetik shqiptar, si dhe t'i japė njė shtysė pozitive rajonit dhe vendit”, tha Kern. Sipas tij, nėpėrmjet njė investimi prej 200 milionė euro HEC- i i Ashtės pritet tė prodhojė 242 milionė kWh energji elektrike nė vit duke siguruar furnizimin e mė tepėr se 100 mijė familjeve shqiptare, si dhe punėsuar 300 punėtorė shqiptarė. Pėrsa i takon shpronėsimeve, Kern tha se ato do tė kryhen me ēmimet e tregut evropian.

HEC i Ashtės ėshtė i ndarė nė dy pjesė: fillimisht energjia do tė gjenerohet nė hidrocentralin Ashta I, ku 45 turbina tė tipit matrix do tė furnizohen me deri 530 m3/s ujė. Kjo risi teknologjike vė nė pėrdorim disa turbina tė vogla nė bazė tė sė cilave mundėsohet shfrytėzimi i prurjeve tė pakta, duke rritur nė kėtė mėnyrė eficensėn e prodhimit. Elektriciteti do tė gjenerohet pėr njė herė tė dytė nė hidrocentralin Ashta II, pas njė kanali qė gjendet mė poshtė, 5 km pranė fshatit tė vogėl tė Ashtės, pjesė e komunės sė Bushatit. Duke filluar nga viti 2012 energjia e prodhuar do tė ushqehet nė rrjetin shqiptar 110 kV. HEC-i i Ashtės do tė prodhojė energji nga burime tė rinovueshme duke evituar nė kėtė mėnyrė emetimin e CO2. Kjo do tė ndihmojė pėrpjekjet e Kombeve tė Bashkuar pėr reduktimin e emetimit tė gazeve serrė. Pėr 15 vitet e ardhshme energjia e prodhuar nė Ashtė do tė blihet tėrėsisht nga Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare. Mė pas kontrata mund tė zgjatet ose energjia e prodhuar do tė shitet lirisht nė treg. Verbund ėshtė kompania kryesuese e prodhimit dhe transmetimit tė energjisė elektrike nė Austri.



Me qėllimin pėr tė dhėnė njė produkt sa mė cilėsor, pėrmes teknologjisė moderne Verbund kėrkon tė aplikojė nė Ashtė standarde evropiane. HEC-i i Ashtės ėshtė njė projekt i qė vendos standarde nė kėtė sektor, i padėmshėm pėr mjedisin ndėrtuar nga kompani shqiptare. Do tė jenė afėrsisht 32 milionė euro qė do t’i shkojnė kompanive shqiptare drejtpėrsėdrejti apo jo tė cilat do tė bashkėpunojnė me lojtarė ndėrkombėtarė si Andritz, Siemens apo Porr. Projekti do tė zbatohet nėn Mekanizmin pėr Zhvillimin e Pastėr (CDM – Clean Development Mechanism) nė bazė tė Protokollit tė Kiotos tė Kornizės sė Konventės sė Kombeve tė Bashkuara pėr Ndryshimet Klimatike (UNFCCC). Shqipėria iu bashkėngjit Konventės nė vitin 1995 si pjesė Non-Annex 1 dhe mė pas Protokollit tė Kiotos nė vitin 2004. MZHP-ja ėshtė njė proces relativisht i ri nė Shqipėri. Korniza ligjore dhe institucionale pėr financimin e karbonit ėshtė vendosur nė vitin 2009 dhe Ministria e Mjedisit ėshtė caktuar tė jetė Autoriteti Kombėtar i Deleguar pėr MZHP-nė nė Shqipėri. Energji Ashta pati tashmė rastin tė provonte se ishte njė partner i ri i besueshėm pėr Shqipėrinė dhe veēanėrisht pėr Komunėn e Bushatit. Gjatė viteve 2008, 2009, 2010 janė mbajtur tre takime informimi pėr publikun. Nė bashkėpunim tė ngushtė me kryebashkiakun janė pėrcaktuar disa ndryshime nė infrastrukturė, ndėrkohė qė gjatė pėrmbytjeve tė janarit 2010 Verbund u tregua e gatshme tė ndihmonte tė prekurit me ushqime dhe tė mira tė tjera ndihme.
Plani Integruar METE
Objektivat METE '09
Realizimi METE '08
NJOFTIM SHTYPI
30/08/2010
26.08.2010 Ministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, z. Dritan Prifti inspekton...

21/08/2010
20.08.2010 Ministri z. Dritan Prifti inspekton investimet nė HEC-in e...

16/08/2010
16.08.2010 Konferencė pėr shtyp e ministrit tė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, z....

NJOFTIME
Produkte Hidrokarbure
Projekti Devolli
Projekti Skavica
Prokurime Publike
Privatizime
Vende vakante
Ndihma Shteterore
Produkte tė Rrezikshme
Mbrojtja Konsumatorit
Koncesione
Shprehje Interesi
Ankand
LICENSIMI
Databaze
Si te marresh nje license
Formulare licensimi
PUBLIKIME
AUDITIME
BUXHETI
Proc.Stab. Asociimit

 © 2005 Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes. All rights reserved Powered By WebPhotoPro